Hidromorava

Edhe sot vapë, temperaturat deri në 35 gradë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se edhe sot parashihet të mbajë mot me diell.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-35 gradë Celsius.

Hidromorava

Për shkak të këtyre temperaturave të larta edhe indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj apelohet respektimi i këshillave të IKSHP.

IHK bënë thirrje qytetareve që mos të ndezin zjarre sepse pos dëmeve në bujqësi, zjarret janë edhe burime të rrezikut të pronave tona, shëndetit dhe njerëzve në veçanti. /Telegrafi/