Mobi Casa

Edhe Smira kërkon ujësjellës dhe rrugë bujqësore

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në kuadër të diskutimeve publike që janë duke u mbajtur nëpër lokalitetet e Komunës së Vitisë të mërkurën është mbajtur diskutimi publik me banorët e fshatit Smirë, ku zëvendëskryetari i Komunës së Vitisë Abdyl Bajrami u shpreh se nga diskutimet publike që janë mbajtur vitin e shkuar në fshatin Smirë janë marrë parasysh disa nga kërkesat e banorëve të këtij fshati.

”Vitin që e lamë pas kemi mbajtur në fshatin tuaj një diskutim publik, ku kanë dalur shumë kërkesa të cilat i kemi marrë me seriozitet, disa prej tyre vetëm se i kemi marrë parasysh dhe së shpejti do të fillojmë me ndërtimin e kanalizimit si dhe me shtruarjen e rrugës “Varrezat e dëshmorëve-Smirë “ u shpreh Bajrami.

Ndërsa Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim Islam Jashari pasi që bëri prezantimin e shpenzimeve për gjashtëmujorin e parë të këtij viti paraqiti edhe propozim listën për investime kapitale ku theksoi se për këtë fshat komuna ka paraparë të realizoi projektin e ujësjellësit.

Ndërsa Kryetari i fshatit Smirë Afrim Salihu shprehi falënderimin e komunës që i ka marrë seriozisht kërkesat e këtij fshati por ai theksoi se ky fshat ka akoma nevojë për investime.

Mobi Casa

Ai gjithashtu kërkoj nga bashkëvendësit e tij që të rrisin shkallën e inkasimit të tatimit në pronë pasi kjo është shumë e rëndësishme. “Kërkoj nga ju që të rrisim shkallën e inkasimit të tatimit në pronë për arsye se një ndër kriteret për investime kapitale në Komunën e Vitisë është pikërisht përqindja e pagesës së këtij tatimi, andaj edhe pse Smira sipas meje ka një shkallë të kënaqshme të pagesës së tatimit prapë mendoj se duhet të shikojmë mundësitë që të paguajmë këtë tatim që të na kthehet në investimet në fshatin tonë” u shpreh Salihu.

Ndërsa Bekim Azizi banorë i këtij fshati tha se është mirë që këto diskutime po mbahen në vazhdimësi në fshatin Smirë, por theksoi se prioritet për këtë fshat lë të jetë ujësjellësi, dhe të shikohen mundësitë e shtruarjes së disa rrugëve bujqësore dhe atë nga Smira deri në Drobesh.

Nga ky diskutim disa nga banorët kërkuan që të shikohen të gjitha mundësit buxhetore që për vitin në vijim të izolohet objekti i shkollës së këtij fshati por disa të tjerë kërkuan që të bëhet me trotuar fshati dhe atë për sigurinë e nxënësve./rajonipress/