Uji Dea

Edhe shqiptarë në bandën e kapur me 600 kg. drogë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Marihuana e kapur po vinte nga Qiproja me një kamion, ku ishte maskuar në kutitë e shisheve të verës

Në Kassel të landit Thüringen të Gjermanisë është kapur një sasi rekorde e marihuanës, plot 600 kilogramë bashkë me bandën dhjetëanëtarëshe që e kishte trafikuar atë.

Është kjo preja më e madhe që ndonjëherë është gjetur në një vend në këtë land, njoftojnë mediet gjermane.

Fundamenti

Në mesin e personave të arrestuar në lidhje me këtë rast, ka gjermanë, shqiptarë, grekë dhe austriakë. Droga e kapur po vinte nga Qiproja dhe ishte duke u transportuar me një kamion, ku ishte maskuar në kutitë e shisheve të verës qipriote. Vleera e llogaritur e drogës në treg është në mes 3 dhe 6 milionë euro, njofton policia.

Shtatë nga pjesëtarët e bandës janë arrestuar të mërkurën mbrëma në Buhla/Thüringen në një kamion dhe në një veturë, ndërsa tre të tjerët janë kapur pak më vonë në Kassel.

Arrestimeve u kishin paraprirë përgatitjet disamujore të policisë.(albinfo)