Fundamenti

Edhe Shqipëria dështon t’i bindë politikanët shqiptarë nga Lugina të garojnë me një listë të përbashkët

/ 2 minuta lexim

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, të martën ka mbajtur një takim me përfaqësuesit politik të Luginës së Preshevës.Takimi ishte thirrur për të gjetur një dakordim që politikanët shqiptarë nga Lugina e Preshevës, të garojnë me një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, që do të mbahen më 27 dhjetor.

Edhe ky takim sikur ai me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, javë më parë ka përfunduar pa ndonjë rezultat.

Mobi Casa

Sipas këtyre burimeve, bartësi i listës është çështja për të cilën liderët politikë nuk po pajtohen.“Mospajtimet janë mes deputetit aktual Shaip Kambetri, kryetar i Partisë për Veprim Demokratikë dhe Shqiprim Arifit ish kryetar i Komunës së Preshevës të Alternativës për Ndryshim, ku si kandidat të tyre kanë z. Visar Mehmeti, ish- shefin e kabinetit të Arifit.Kryetari në detyrë i Preshevës, Shqiprim Arfimi, sipas burimit ka kundërshtuar në çdo menyrë që deputeti aktual në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, të jetë bartës i listës.“Edhe Edi Rama mem thirr unë të parin e listës nuk ia lëshoj askujt”, thuhet të ketë thënë Arifi, cili kishte bojkotuar takimin e thirrur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.