Eko Higjiena

Edhe shkolla “Selami Hallaqi” në Gjilan, bëhet me kabinet të informatikës

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Që nga sot shkolla e mesme e ulët është pajisur me mbi 50 lap top, të dhuruara nga Organizata Zvicerane Fresenius Kabi dhe kështu edhe shkolla “Selami Hallaqi”, po bëhet me kabinet modern të informatikës.

Në këtë ceremoni inauguruese drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica ka falënderuar organizatën për investimin e pajisjeve elektronike në këtë shkollë duke thënë se investimi në fushën e dijes është i rëndësisë së veçantë për Komunën dhe për nxënësit, ngase krijon mundësi të komunikojnë me gjithë botën.

“Një euro e investuar në edukim qoftë edukim parashkollë dhe niveleve tjera arsimore, kthimi i këtyre investimeve në periudhë afatgjate shumëfishohet apo paraqet një raport multiplikatori në vlerën e investimeve për shoqërinë në të ardhmen. Pra në këtë klasë përmes këtyre laptopëve të dhuruar si donacion, ne vazhdueshëm gjeneratë pas gjenerate do t’u kujtojmë dhe jemi falënderues për këtë investim që keni bërë për këtë shkollë meritore”, ka thënë, drejtori Gagica.

Ai po ashtu ka potencuar se Drejtoria e Arsimit do të vazhdojë bashkëpunimin për investime në arsim me pretekstin që edukimi të jetë sa më cilësorë dhe gjithnjë në kuadër të rritjes së cilësisë në arsim.

Nicole Nettleton, menaxhere globale e brenditë të elektronikës në organizatën Zvicerane Freseniu Kabi, ndër të tjerash ka thënë se investimet në arsimin janë gjithmonë të duhura dhe domosdoshme për ndryshime pozitive në shoqëri.

Mobi Casa

“Pajtohem me drejtorin Gagica, se nuk ka asnjë investim më të mirë se në edukim dhe arsim, prandaj ne kemi bërë ketë investim. Do të vazhdojmë tutje të jemi mbështetës të arsimit dhe fëmijëve në përgjithësi përmes teknologjisë”, ka thënë, Nettleton.

Liridon Byqmeti, Koordinator i Operimit të Biznesit në organizatën zvicerane ka thënë se ndjehet i lumtur për këtë investim që është bërë në shkollë.

“Është shumë emocionuese të jem këtu në këtë shkollë. Nuk ka qenë shumë e vështirë ky donacion sepse organizata jonë ka bërë ndërrimin e gjeneratave të kompjuterëve, kështu që unë kam ardhë me idënë që këta laptop të jenë donacion për këtë shkollë e cila është më e madhja në regjion dhe ka nevojë për teknologjinë që nxënësit të mësojnë direkt nga laptopët”, tha Byqmeti në fjalën e tij.

Nga ana tjetër Florim Maloku, drejtori i shkollës “Selami Hallaqi” përpos që ka falenderuar organizatën zviceranë për donacionin dhe drejtorinë komunale të Arsimit, ai ka uruar që nxënësit e kësaj shkolle të marrin njohuri dhe ti shfrytëzojnë maksimalisht në të ardmen.

“Faleminderit organizatës dhe shtetit Zviceran për kontributin që ka dhënë për shkollën tonë, për arsimin ku është shumë e nevojshme kjo ndihmë. Do na shërbejnë shumë të ngrisim kapacitetet që edhe ne të kemi mundësinë sikur krejt bota të marrim njohuri përmes teknologjisë informative online dhe të dëshmohemi edhe në fushën e teknologjisë me nxënës të suksesshëm sikur edhe në shumë fusha”, ka potencuar ai. /rajonipress/