Mobi Casa

Edhe Selishta bëhet me rrugë të asfaltuar

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Banorët e Selishtës dhe Shemsedin Elezi si këshilltar komunal nga ky regjion e kanë falënderuar Lutfi Hazirin për prioritetet e tij në ndërtimin e rrugëve edhe në fshatrat e largëta kufitare.

Postimi i plotë i Shemsedin Elezit

Mobi Casa

Bashkë me Këshilltarin politik të MTI, z. Enver Hajrullahu inspektuam punimet e asfaltimit në fshatin Selishtë.
Bashkë me kolegun tim në Kuvendin Komunal në Gjilan, e në bashkëbisedim me banorët njëzëri falënderuam komunën e Gjilanit me në krye Lutfi Haziri për dhënien e prioritetit në ndërtimin e këtyre rrugëve, duke realizuar premtimet paraprake.
E unë e Enveri si përfaqësues legjitim, do të jemi gjithmonë aty ku ka nevojë, qoftë në inicim projektesh, programim, vendim e implementim.
Vazhdojmë…ka shkruar Elezi./rajonipress/