GRANDEMALL

Edhe Riadi e pranon: Panairi ishte puna e parë e hajrit nga komuna

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Nga fillimi i kësaj qeverisje lokale, organizimi dhe mbajtja e panairit 2014, ishte puna e parë e hajrit që është bërë nga komuna e Gjilanit, gjegjësisht nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik vlerëson Riad Rashiti këshilltar i PDK-së.

Ne e vlerësojmë këtë punë, por edhe për seriozitetin që ka treguar kjo drejtori, në angazhimin dhe përkushtimin që ky panair të organizohet dhe të realizohet sa më mirë, çfarë edhe duhet të jetë çdoherë.

Kjo është rruga përmes së cilës komuna e Gjilanit ka mundësi për t’i mbështetur bizneset e vogla dhe të mesme, të regjionit të Gjilanit për promovimin e prodhimeve dhe shërbimeve të tyre. Kjo gjë është shumë e rëndësishëm për vetë bizneset por edhe për rritjen e zhvillimit ekonomik lokal dhe rajonal ka thënë Rashiti.

Sipas Rashitit për nga niveli i këtij panairi, e vlerësojmë se organizimi, dizajni, pjesëmarrja dhe interesimi në përgjithësi kanë qenë të shumë të mira. Ky organizim tregon më së miri se nëse punohet me seriozitet, mund edhe të arrihen rezultatet e pritura dhe të dëshiruara nga organizatorët.

“Prandaj, krejt kjo është mirë, sepse më në fund pas më shumë se shtatë muajsh, qeverisja e re komunale, për herët të parë, arriti të finalizojë një punë të hajrit. Të cilën vet e ka planifikuar, organizuar dhe realizuar. Kjo është për t’a çmuar dhe respektuar. Mirëpo, e kuptojmë se në çdo organizim mund të ketë ndonjë lëshim apo gabim të vogël, por që është krejt normale. Sepse organizimi i këtij lloji të panairit, në këtë vit nuk është mbajtuar për herë të parë në Gjilan, por është mbajtur nga viti 2012, me rastin e organizimit të manifestimit “Ditët e Diasporës”, e ku ishin mbajtur edhe shumë aktivitete tjera për bashkatdhetarët tanë, përveç organizimit të panairit, janë mbajtur edhe dhe debate me bizneset nga diaspora, promovim i turizmit, aktivitete kulturore dhe sportive” etj.

ARKATANA

Ndërsa poashtu edhe nga drejtoria për bujqësi janë mbajtur disa panaire gjatë këtyre viteve, si edhe me Agjensionin e Zhvillimit Regjional Lindje, është mbajtur panair rajonal, i një niveli jashtëzakonisht të mirë.

Por realisht ne e pranojmë se në këtë vit organizimi, interesimi dhe pjesëmarrja e bizneseve në këtë panair ka qenë më e mirë dhe më e madhe. “Kjo është mirë, sepse edhe ashtu duhet që për çdo vit të përmirësohen dhe rriten organizimet e tilla, e që janë në interes të të gjithëve, duke mos i mohuar edhe organizimet e kaluara dhe duke mos i përvetësuar organizimet e tilla”.

Ne besojmë dhe presim që edhe më tutje që vazhdohet me organizime të këtilla nga komuna e Gjilanit, si dhe të realizohet mbajtja e konferencës së donatorëve, sepse vetëm kështu mund të ndihmohen dhe mbështeten bizneset e komunës së Gjilanit, të cilat drejtpërdrejtë ndikojnë në rritjen e punësimit dhe të zhvillimit ekonomik.

Punët e mira duhet të çmohen dhe respektohen nga të gjithë, ndërsa të këqijat duhet të luftohen dhe eliminohen poashtu nga të gjithë ka thënë Rashiti, këshilltar i Kuvendit Komunal./rajonipres/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.