Fundamenti

Edhe Refik Shala ka vërejtje në koalicionin LDK – AAK

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Refik Shala thotë se AAK me një përqindje të vogël të votave po ka pushtet, më shumë se LDK-ja dhe realisht po ia del t`i realizon disa projekte ku e ka anëtarësinë e saj.

Refik Shala është këshilltar komunal nga radhët e LDK-së. Ai kohëve të fundit hapur ka dhënë vërejtje rreth funksionimit të koalicionit LDK- AAK.

Duke folur rreth performancës që po tregon koalicioni LDK – AAK, Shala tha për rajonipress se në dukje të parë duket gjithçka në rregull.”Është më se e ditur që AAK me ketë përqindje të votave është më e pushtetshme se vet LDK dhe PDK e të tjerat parti. Ka më së shumti pushtet në çdo mandat dhe po ia del edhe të jetë e pushtetshme edhe po i realizon edhe projektet në disa pjesë ku ka anëtarësi të sajën, por kjo kuptohet se koalicioni i parasheh disa marrëveshje paraprake. E kur si ke numrat deshe s’deshe duhet t`i japësh edhe hapësirë në disa projekte dhe vendimmarrje. Nuk mund të them se po e shfrytëzon LDK-nw, se së fundit edhe AAK ka numrat e vetë” thotë Shala.

United Hospital

I pyetur se sa është i kënaqur me drejtorit komunale dhe sa janë duke punuar sa duhet dhe në interes të qytetarëve, Shala tha se nuk mund të gjykoj apo akuzoj, por marrë parasysh edhe opinionin e qytetarëve nga ku edhe jetoj, se ketë vit ka lëvizje pozitive.

Por, Shala ka dhënë vërejtje të shpeshta sa i përket investimeve në infrastrukturë. Në pyetjen tonë se “A mendoni se ka seleksionime të investimeve sepse ndodhë që dikund investohet ose asfaltohen rrugët nga dy e tri herë e dikund asnjëherë” Shala tha se me ketë qasje nuk jam fare i kënaqur deri më tani si kanë ecur projektet dhe infrastruktura në pjesën tonë është mjerim dhe tani ka filluar të shihet paksa me infrastrukturë në shatin Bresalc. “Kurse në fshatin Ponesh akoma s`është prekur fare. Fshati Ponesh ka diku rreth 300 shtëpi dhe mu në Ponesh nuk ka asnjë metër Kanalizim. Dhe se nxënësit udhëtojnë rreth dy kilometra këmbë nëpër rrugën Ponesh – Gadime pa kurrfarë sigurie pa kurrfarë trotuari e qeshtë më e keqja ata e kalojnë rrugën Magjistrale Gjilan – Prishtinë dhe as nuk ka shenjëzime e as vendkalim për këmbësor e as mbikalim e nënkalim. E mos të përmendim fshatrat Gadish, Vërbicë, Kishnapole, Sllakovc aty gjithçka ka nevojë. Këtë po e them sepse diku edhe nga 7 kilometra trotuare e diku për nxënës asnjë kilometër s`do koment. Dhe se projektet e shumta kanë ikur në pjesën Qarkore e tutje si Velekincë, Arbëri, Zhegër, Përlepnicë. Me shpresë se tani po shihen se kanë filluar edhe nga Pasjaki e këndej” tha Refik Shala./rajonipress

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.