Edhe Ranillugu bëhet me kryetar e asamble të kompletuar

Gjilan – Pesëmbëdhjetë delegatët e Kuvendit Komunal të Ranillugut kanë dhënë betimin derisa Gradimir Mikiq është betuar si kryetar i rizgjedhur duke falënderuar qytetarët për besimin e dhënë, dhe duke nënvizuar se me forcat e përbashkëta, me nder dhe sinqeritet, do të vazhdoj atë që është në interes të qytetarëve të saj që të siguroj jetë të qetë dhe cilësore.
Në Ropotovë të Madhe në restorantin „Royal King“ është mbajtur seanca inauguruese e Kuvendit të komunës së Ranillugut, në të cilën delegatët dhe kryetari i komunës kanë bërë betimin solemn.
Në prezencë të shefit të misionit të OEBS-ë në Kosovë , Urlich Bifar, të sekretarit permanent në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale, Besnik Osmani, ministri për rini në Qeverinë e Kosovës, Milan Zdravkoviq, kryetari i organit komunal të përkohshëm të Kamenicës së Kosovës, Milosh Filiq, deputetja në Kuvendin e Kosovës, Vesna Mikiq, kryetari i komunës së Kamenicës, Begzad Sinani dhe mysafir të tjerë, pesëmbëdhjetë delegat kanë bërë betimin në pozitën e delegatit të Kuvendit të komunës së Ranillugut. Seancën e ka hapur dhe udhëhequr anëtari më i moshuar i Kuvendit, Radojica Đokiq.
Betimin e ka bërë edhe kryetari i komunës, Gradimir Mikiq, i cili së pari ka përshëndetur të gjithë të pranishmit dhe ka falënderuar qytetarët për besimin e dhënë, duke shtuar që me forcat e përbashkëta, me nder dhe sinqeritet, do të vazhdoj atë që është në interes të qytetarëve të saj që të siguroj jetë të qetë dhe cilësore.
Duke përshëndetur të gjithë të pranishmit, është drejtuar edhe shefi i misionit të OSBE-së, Urlich Biffar.
Ai ka potencuar për rëndësinë e këtij betimi, duke shtuar se e gjithë përgjegjësia bie mbi delegatët dhe kryetarin e komunës, gjegjësisht “ ata që ju kanë dhënë votën presin diçka nga ju” ka thënë Biffar./rajonipress/