Edhe qyteti i Kamenicës bëhet me Planin e Mobilitetit Urban
Kamenicë – Komuna e Kamenicës në bashkëpunim me DEMOS – in, përmbyllin me sukses Planin e Imobilitetit Urban për Qytetin e Kamenicës.
Begzad Sinani në emër të qytetarëve të Komunës së Kamenicës ka falënderuar Qeverinë Zvicerane për bashkëpunim në këtë fushë duke e vlerësuar si hap pozitiv posedimin e këtij plani. “Besojmë që ky bashkëpunim dhe partneritet do të vazhdoj dhe jam i sigurt se së bashku me donatorët dhe partnerët tjerë do të bëjmë gjëra edhe më të mira në të ardhmen” ka thënë Sinani./rajonipress/


