Hidromorava

Edhe puna vullnetare e të rinjve do të ketë benificione

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan- Veton Nevzadi ka thënë se vullnetarët të cilët do të pajisen me kartela të veçanta do të kenë përparësi në punësim, duke u llogaritur si përvojë pune si dhe komuna dhe DKRS është mbështetëse dhe po punon në realizimin e këtij projekti.

Të rinjtë gjilanas të organizuar në rrjete rinore kanë organizuar konferencë për Vullnetarizmin nga Këshilli i Veprimit Rinor Lokal në Gjilan. Në këtë konferencë kanë marrë pjesë edhe Drejtori i Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport Veton Nevzadi, kryetari i KQVR-së, Mensur Morina, si dhe organizatat bashkëpunuese CHANGE dhe GELECEK.

Veton Nevzadi ka thënë se Komuna e Gjilanit është komuna e parë që po punon për formimin e një rregulloreje e cila do të bëjë rregullimin e punës vullnetare që të ketë benificione.“Pas një diskutimi që pata me kryetarin e komunës kemi vlerësuar se vullnetarët të cilët do të pajisen me kartela të veçanta do të kenë përparësi në punësim, duke u llogaritur si përvojë pune si dhe komuna dhe DKRS është mbështetëse dhe po punon në realizimin e këtij projekti“ tha Nevzadi.

Kurse kryetari i Këshillit Qendror për Veprim Lokal Mensur Morina tha se po punojnë vazhdimisht në këtë drejtim në mënyrë që t`i mbrojmë interesat e të rinjve tanë. “ Në bazë të hulumtimeve si dhe organizimeve që kemi pasur me të rinj 70 % e tyre janë shprehur të gatshëm të jenë vullnetarë“ ka thënë Morina.

Mobi Casa

Edhe Ardit Ajvazi kryetar i Këshillit Rinor të Veprimit Rinor Lokal në Gjilan tha se në të gjitha aktivitetet e KVRL-së kemi të bëjmë me vullnetarizmin. “Pajisja me kartelë që do të identifikoj vullnetarët do t`u japë shumë privilegje dhe mendojmë se ky projekt është mjaft i nevojshëm“ tha Ajvazi.

Vullnetarët e pranishëm e përshëndetën dhe e vlerësuan të arsyeshëm këtë projekt, duke ndihmuar në dhënien e sugjerimeve për hartimin e rregullores komunale për vullnetarizmin.

Ndërsa sugjerimet që dolën nga kjo konferencë ishin të ketë lehtësime në mënyrë që vullnetarët ta kenë pa pagesë transportin urban,shërbimet në institucionet publike si dhe përparësi në punësim. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.