UBT

Edhe pse të integruar, Sanida dhe Enisi duhet ta lëshojnë Austrinë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Për këtë familje, fjalë të mira ka folur edhe kryetari i Klaffer-it, Franz Wanger. “E gjithë familja është një shembull i integrimit”, thotë ai.

Para 14 muajve Sanida dhe Enis Avdijaj së bashku më prindërit e tyre dhe vëllain e vogël kanë ardhur në Klaffer të Austrisë. Këtu ata janë duke ndërtuar të ardhmen e tyre. Por, e gjithë familja kosovare është në ankth për shkak të paralajmërimit për deportim, shkruan tips.at

Si dy të rinjtë ashtu as redaksia e tips.at nuk po arrin të kuptojnë pse kjo familje duhet të kthehet në Kosovë. “Ne këtu kemi filluar mësimin. Sanida punon në Bärnsteinhof, Enisi në hotel Almesberger”, thonë dy të rinjtë. “Edhe babai ynë punon dhe ne mundemi tashmë të kujdesimi për vetveten. Ne nuk kemi nevojë më për ndihmë”, transmeton “albinfo.ch” fjalët e dy të rinjve të cilët përgjatë këtyre muajve në Austri kanë mësuar mirë edhe gjuhën gjermane. Në kohën e lirë, ata punojnë punë vullnetare në Aigen Schlagl.

Familja nga Kosova ka marrë përgjigje negative dhe nuk i është aprovuar kërkesa për azil. E gjithë e ardhmja e tyre tashmë mund të përmbyset. “Ne nuk dëshirojmë të kthehemi”, thonë dy të rinjtë, me shpresën se do të gjejnë përkrahje edhe prej të tjerëve, njofton “albinfo.ch”

FIDANISHTJA

Shembull i integrimit

Për këtë familje, fjalë të mira ka folur edhe kryetari i Klaffer-it, Franz Wanger. “E gjithë familja është një shembull i integrimit. Ata na ndihmojnë në të gjitha punët e nevojshme që kemi këtu. Ne po përpiqemi që ata të fitojnë të drejtën e qëndrimit këtu. Ata kanë një bazë pse janë larguar nga Kosova”, thotë Wanger.

Në komunën e Klaffer-it janë të vendosur 46 azilkërkues. Komuna po mundohet t`i ndihmojë ata të integrohen. Por, edhe falë punës së tyre vullnetare vërtet gjithçka po shkon për se mbari, thotë kryetari i këtij vendi./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.