FIDANISHTJA

Edhe pse nuk ka luajtur asnjë ndeshje në 108 ditë, Yakin i beson vendin e startuesit Shaqirit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, ka thënë se Xherdan Shaqiri do të luajë nga minuta e parë, pasi kur ai është në formë, nuk diskutohet.

Blick shkruan se do të kishte pasur arsye nëse Yakin do ta linte Shaqirin në stol, pasi ai më 9 tetor, e përfundoi sezonin e MLS me Chicago Fire. Do të thotë se Shaqa nuk ka luajtur ndeshje tash e 108 ditë.

Miqësorja kundër Ganës, nuk ishte më e mira për Shaqirin, ku sipas Blick nuk u vënë re në fushë, ndërsa ai u arsyetua pas ndeshjes që ishte vapë.

“Nëse Shaqiri është në formë, ai është i padiskutueshëm. Pastaj ai ka këto momente të shkëlqyera në lojë, edhe nëse nuk e shihni gjithmonë. Ai luan ndaj Kamerunit”, ka thënë Yakin.

Uji Dea

Edhe ish-lojtari i Zvicrës, Blerim Xhemaili, mendon që vendimi i Yakin është i drejtë.

Xhemaili i cili punon si ekspert për RSI në Kupën e Botës ka thënë: “Unë supozoj se do të kemi shumë më tepër posedim të topit dhe do të jemi shpesh në gjysmën kundërshtare të fushës. Shaq duhet të krijojë momente vendimtare”.

Yakin në anën tjetër ka konfirmuar po ashtu se Yann Sommer do të jetë startues. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.