Uji Dea

Edhe pse me vonesë, mirëpritet aksioni i inspeksionit në Viti

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Drejtoria e Inspeksionit në Viti ka ndërmarrë gjatë kësaj jave një aksion për largimin e kioskave dhe objekteve të vjetra nga hapësirat publike në Pozheran.

Ky vendim nga drejtoria përkatëse u morr pas kërkesës së qytetarëve, përkatësisht pronarëve të bizneseve të cilave u shkaktonin pengesa vendosja e këtyre kioskave. Pas vërejtjes me shkrim disa janë larguar dje , ndërkohë që javën tjetër pritet të largohen të gjitha këto kioske që ishin të vendosura në hapësirën publike.

Kioskat të cilat për vite me radhë ishin të vendosura në hapësirën publike në lokalitetin më të madh të komunës së Vitisë në Pozheran, pronarët e tyre nuk do të mund të ushtrojnë veprimtarin deri në caktimin e lokacioneve të reja, pasi që të njëjtit konsiderohen se kanë penguar hapësirën publike dhe veprimtarin e disa bizneseve.

Eco Higjiena

Pronari i Ndërmarrjes tregtare “Rifati” në Pozheran Mufail Zuka, shprehet se ai ka qenë i detyruar që t`i drejtohet me një kërkesë Drejtorisë së Inspeksionit në Viti, për largimin e këtyre kioskave dhe objekteve shumë të vjetra të cilat kanë penguar për vite veprimtarinë e tij tregtare.

Drejtori i inspeksionit Nijazi Ukshini tha se pas kërkesës së qytetarëve dhe pronarit të ndërmarrjes, jemi detyruar që të marrim këtë aksion. “Kemi marrë këtë aksion dhe kemi largojmë disa objekte të vjetra që kanë qenë aty në hapësirën publike, ndërkohë që janë edhe tri sosh që pas vërejtjes që u është bërë shfrytëzuesve të atyre kioskave janë pajtuar që brenda javës t`i largojnë vetvetiu, ta Ukshini, i cili shtoi se aksioni është mirëpritur nga pjesa dërmuese e qytetarëve të Pozheranit./rajonipress/