Mobi Casa

Edhe pse janë pensionist, vazhdimisht kujdesën për ambientin e pastër

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Osman Ibrahimi edhe pse është bukur në moshë, ai çdo ditë ndërmerr aksione për të eliminuar bërllokun në vendet e frekuentuara të qytetit.

Osman Ibrahimi, Shaban Arifi e Ibrahim Hoti edhe pse në moshën e pleqërisë ata të dielën kanë eliminuar bërllokun që është hedhur nga qytetar të pandërgjegjshëm në vende të frekuentuara.

Uji Dea

Osman Ibrahimi tha për rajonipress se të dielën janë fokusuar në lagjen tek Qendra e Shëndetit mendor, ku bërlloku është i shumtë dhe i hedhur vend e pavend.”Mua më pengon kur shoh bërllok gjithkund. Reagoj gjithmonë dhe e pastrojë ose e eliminojë deponi të tëra që po krijohen në qytet. Një falënderim i veçantë shkon edhe për moshatarët e mi të cilët nuk më lënë vetëm, por më përkrahin vazhdimisht” u shpreh Ibrahimi./rajonipress/