ARKATANA

Edhe pse janë investuar 150 mijë euro, Cernica prapë pa ujë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Aktivistët e Pikës së fshatit Cernicë të Gjilanit, në bashkëpunim me Qendrën e këtij qyteti, kanë realizuar një aksion në këtë fshat, duke ngjitur parulla “Cernica pa ujë”, për të shprehur pakënaqësinë rreth ujësjellësit jo funksional në Cernicë, ngase janë dhënë paret, ndërsa banorët nuk gëzojnë mundësinë për ujë të pijshëm.

Madje, zyrtarët komunalë kohë më parë janë lavdëruar kinse ky projekt është përfunduar dhe ka ujë, ndërsa ka disa vite që janë shpenzuar shumë para, por Cernica nuk ka ujë.

Kryetari i pikës në Cernicë, Arsim Miftari, ka treguar para medieve se vetëm në projektin mbi ujësjellësin në Cernicë, janë investuar 150 mijë euro (bazuar nga buletini zyrtar i komunës “Gjilan-Investimet kapitale 2008-2011”, ku në faqen 17, numri rendor 25, thuhet se në ndërtimin e 6 000 metrave të rrjetit të ujësjellësit, në fshatin Cernicë janë investuar 150 mijë euro), ndërsa ujë nuk ka.”

Uji Dea

Miftari tha se nëpërmjet këtij aksioni banorët e fshatit kërkojnë që ujësjellësi sa më parë të bëhet funksional dhe të kenë ujë, si një prej kërkesave elementare për jetë. “Po ashtu, ne kërkojmë nga organet e komunës, që të hetohet ky projekt, nëse ka pasur keqpërdorime për këto projekte të ujësjellësit apo jo” – tha Miftari, duke shtuar se Cernica përveç ujit, ballafaqohet edhe me shumë probleme që rëndojnë jetesën e banorëve: infrastruktura rrugore, kanalizimi, etj.

Cernica ndërlidhet edhe me fshatrat Vrapçiq, Kravaricë dhe Gumnishtë, prandaj zhvillimi i këtij fshati dhe këtyre tri fshatrave janë me rëndësi jetike për lehtësimin e jetesës në këto hapësira. “Komuna e Gjilanit nuk duhet të bëjë këso diskriminimesh në investime, sepse këto investime janë investime për kërkesa elementare për jetë, si çështja e ujit” – përfundoi komunikatën Miftari pas aksionit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.