Eko Higjiena

Edhe pse ishte shpallur “Hero i ditës”, Avni Mehana dëbohet në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ajo që e kishte bërë të njohur Avniun, ishte akti i tij i guximshëm, kur, më 28 shkurt kishte ndihmuar 15 fëmijë të tmeruar të dilnin nga autobusi i rrëzuar në një përrockë.

Në mëngjesin e të martës, Meent Brunken po e priste të vinte në punë Avni Mehana. Por, punëtori i tij nuk u paraqit. Brunken i telefooi Mehanës por sërish asgjë. Pas pak atë e thërret vet Avniu dhe i tregon se së bashku me familjen ndodhet në autobus dhe po i dërgojnë drejt aeroportit gtë Hanoverit, prej nga do të fluturojnë për në Kosovë, shkruan nwzonline.de.

Ky është fundi i rrëfimit gjerman për Avni Mehanën, 47 vjeçarin nga Kosova, i cili prej dy vitesh jetonte në Gjermani, ku kishte ardhur si refugjat, transmeton albinfo.ch. Ajo që e kishte bërë të njohur Avniun, ishte akti i tij i guximshëm, kur, më 28 shkurt kishte ndihmuar 15 fëmijë të tmeruar të dilnin nga autobusi i rrëzuar në një përrockë. Kjo e kishte shndërruar njeriun e qetë nga Kosova hero të ditës në Gjermani. Nisur nga kjo rrethanë dhe nga fakti se ai punonte, prta nuk ishte i varur nga shteti, pritej me të drejtë që Avniu mbase të kursehej nga dëbimi në Kosovë.

HW

Qytetarët e Ruhwardenit kishin nisur edhe aksionin kundër dëbimit. Por tash është vonë për gjithçka, përcjell albinfo.ch. Familja Mehana është dëbuar. Arsyeja: Kosova konsiderohet “vend i sigurt” dhe kjo nënkupton që pothuaj asnjë qytetar i saj nuk i plotëson kushtet ligjore për azil. Avniu pastaj,siç shkruan gazeta, nuk kishte ndonjë bazë politike në kërkesën e tij për azil.

http://www.albinfo.ch/edhe-pse-ishte-shpallur-hero-i-dites-avni-mehana-debohet-ne-kosove/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.