RCCOLA

Edhe Pozherani kërkon të bëhet komunë

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Këshilli iniciues për themelimin e Pozheranit komunë në vete i ka dorëzuar një kërkesë Basri Musmuratit ku përshkruhet në detaje nevoja dhe arsyetimi që ky fshat, më i madhi në Kosovë kërkon të bëhet komunë.

Këshilli iniciues i kryesuar nga Muhamet Alidema, Mehmet Zuka, Nevzat Piraj, Ramadan Sylaj, Artan Ostergllava, Rasim Terziqi, Dëfrim Piraj, Nuhi Halabaku , Avdulla Korrani , Elmaz Halimi, Taip Alidema dhe Mubekir Beqiri i kanë dorëzuar zyrtarisht një kërkesë MAPL-së dhe vet Basri Musmuratit ku bëjnë me dije për kërkesën e tyre që edhe Pozharani të bëhet komunë e re.

Në kërkesën e këtij këshilli thuhet se duke u bazuar në vullnetin dhe dëshirën e qytetarëve të Pozheranit dhe fshatrave për rreth , konformë akteve ligjore në fuqi si bazuar edhe në dispozitat e planit të Ahtisarit, Ligji për vetëqeverisjen lokale neni 10 pika d) , si dhe neni 11 dhe duke u bazuar në lehtësimin e qasjes së qytetarëve në shërbime që ofron komuna ne grupi iniciues për propozimin e formimit të komunës së re ju drejtohemi me këtë kërkesë juve përfaqësuesve të MAPL – së dhe Qeverisë së Kosovës me të cilën kërkojmë që të formohet edhe Komuna e re e Pozheranit.

Kjo komunë sipas këshillit iniciues do të ketë mundësinë e qëndrueshmërisë pasi ajo do të numëronte mbi 20.000 banorë , në përbërje të sajë ku do të funksiononte komuniteti i biznesit, sektori agrobiznesit , zejet e ndryshme prodhuese etj.

“Kjo kërkesë e jona është një dëshirë e kahëmotshme e projektuar me decenie përpara dhe pasi këtë e mundëson legjislacioni në fuqi ne mendojmë se respektimi i këtyre qytetarëve duke iu ofruar shërbimet sa me afër do te ndikonte pozitivisht në jetën e tyre në organizimin, arsimimin, kryerjen e obligimeve qytetare dhe jemi thellë të bindur se ky decentralizim do të shpejtonte rrugën e Kosovës për në BE” thuhet në kërkesë.

UBT

Ne mendojmë se ofrimi i këtyre shërbimeve në komunën e re do ta nxiste zhvillimin ekonomik, do t`i nxiste njerëzit ne çdo veprimtari, do të shtonte përgjegjësinë, konkurrencën e shëndoshë dhe perspektivën e zhvillimit të rajonit e me këtë do të ndikonte edhe në ndaljen e migrimit të banorëve prej fshatit në qytete më të mëdha sidomos në këtë fazë të tranzicionit kur ende ekonomia e vogël nuk e ka të qartë përparësinë që e ka në zhvillimin e ekonomisë së shtetit thuhet tutje në shkresën zyrtare.

Pozherani njëri nga fshatrat më të mëdha të Kosovës është në pozitë gjeografike në mes të shumë fshatrave për rreth tij si: Sllakovci e Kishnapola janë të kyçura përmes Pozheranit, Çifllaku, Sadovina e Qerkezve Sllatina e Poshtme, Sllatina e Eperme, Ramjani, Novosella, Terpeza, Radivojci, Zhitia, Ballanca, Devaja, Budrika e Epërme, Tresteniku, të cilat qasjen më të lehtë përherë e kanë pasur përmes Pozheranit.

Në letër është thënë se Pozharani si qendër komunale ka ekzistuar në ish sistemin e kaluar deri në vitin 1963 dhe ishte komuna e fundit selia e të cilës u shua pasi ajo u transferua për hatër të pakicës serbe në Viti.

“Kjo kërkesë e jona është e artikuluar disa herë më parë mirëpo viteve të fundit është tema më e përmendur e këtyre banorëve , e disa më të moshuar e kujtojnë ish komunën e Pozheranit ndërsa të rinjtë me të drejtë i mbanë shpresa pasi vetë Kryeministri i Qeverisë së Kosovës Hashim Thaçi është zotuar se do ta përkrahë dhe formojë komunën e Pozheranit” përfundon kërkesa. /rajonipress/