Mobi Casa

Edhe Policia e Kosovës me aktivitete të shumta për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Edhe Stacioni Policor në Gjilan ka shënuar aktivitete të ndryshme me parashkollorë dhe nxënës të shkollave fillore për nder të Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Asambleja e fëmijëve të Gjilanit është mirëpritur nga komandanti i stacionit policorë në Gjilan, Major Alban Ramushi.

KKVITI

Më pas, Njësitet policore në komunitet dhe ato sektoriale të policisë së Kosovës (PK) kanë vizituar kopshtet e fëmijëve dhe janë takuar fëmijët parashkollorë në shkollën fillore “Musa Zajmi” dhe kopshti i fëmijëve “Nushi” ku fëmijët janë uruar për ditën botërore të tyre. Fëmijët janë njoftuar me punën dhe detyrat e policisë.

Njësitet sektoriale në vazhdimësi gjatë ditës së sotme kanë takuar edhe shumë fëmijë të tjerë me të cilët kanë biseduar rreth punës policore në përgjithësi ka njoftuar Ismet Hashani./rajonipress/