United Hospital

Edhe policët kundër dëbimit të Hesatit nga Zvicra

/ 4 minuta lexim
HW

Nuk ka mjaftuar mobilizimi i fuqishëm i qytetarëve, i politikanëve dhe i policëve për kosovarin i cili është vendosur në Zvicër qe 14 vite. Ai sapo e ka pranuar njoftimin se do të dëbohet në Kosovë.

Hesat Shabani, kosovar, 39 vjeçar, është banor i lagjes së Katedrales në qytetin e Lozanes (Lausanne), në Zvicër. Por edhe dy javë dhe pas njoftimit nga Kantoni i Vaudit, atij do t’i komunikohet data e dëbimit nga Zvicra, shkruan Le Matin përcjell albinfo.ch.

Prandaj, 250 nënshkrimet, përfshirë ketu ato të 41 deputetë nga e djathta dhe e majta si dhe të 15 policëve, do të jenë të padobishme.

“Pas asaj mbështetje aq të madhe dhe pas mobilizimit të atyre njerëzve, jam i zhgënyer. Ky rezufim ka ardhur aq shpejt”, tregon Hesati, ende i habitur nga letra postare që e ka pranuar në të premten e kaluar.

Një “shembull i integrimit”

Janë bërë 14 vite që ka arritur në Zvicer dhe 8 vite që është vendosur në kryeqytetit e kantonit të Vaudit, ku edhe e ka ndërtuar jeten e tij.

I punësuar në restorantin e famshëm “Le Vieux-Lausanne”, ai e udhëheq “Le Bar Giraf” aty afër.

Që nga ardhja e tij në 2001, rastësisht – ai është dashuruar me një kosovare, banore e Wintherturit, është martuar me të dhe e ka fituar lejen e qëndrimit B – ai gjithmonë ka punuar, flet gjermanisht dhe frëngjisht, dhe kurrë nuk ka përfituar mjete nga sociali ose zyra e papunësisë. Me pak fjalë, “një shembull i integrimit”.

ARKATANA

Pas divorcit, ai e humb lejen e qëndrimit, rivendosët në Lozanë, ku e fiton vetëm një leje pune. Janë bërë shtatë vite që është dashur të kthehet, por ai është aty dhe lufton për të qëndruar. Pas shumë kërkesave që kanë shkuar deri në gjykaten federale, vjen vendimi administrativ i fundit: një refuzim. Me 16 tetor, ai është i ftuar në zyren e të huajve dhe një datë e dëbimit do t’i komunikohet.

“Është e vështirë, tregon ai. Zakonisht, e tejkaloj, por tash, më ka bërë të vuaj dhe jam duke menduar se a është më mirë që të iku.” I dekurajuar, ai shton: “nuk e di çfarë duhet të bëjë për të mbetur këtu. E dua Zvicren, të gjitha që i kam ndërmarr këtu, i kam bërë me shumë kënaqësi. Jeta ime këtu tashmë varët vetëm nga një letër. E vetmja gjë që mund të më shpëtoj është një mbështetje politike, përndryshe të gjitha kanë marrë fund”.

Hesati ka shpenzuar energji dhe më shumë se 60’000 franga shpenzime për avokatë. Një tjetër mundesi: martesa. Ai mund ta bëjë atë me të dashuren e tij, por refuzon.

“Jam njeri i drejtë dhe i sinqertë, dhe kurrë nuk mund ta bëjë atë për letra”, tregon ai. Sipas avokatit të tij, ka mbetur edhe gjykata e të drejtave të njeriut. “E kam së paku të drejten ta provoj”.

Një copë letre e merituar

Nga ana e deputetëve të cilet e kanë nënshkruar peticionin, nuk është i befasishëm vendimi.

“Është situatë individuale e komplikuar, shpjegon Denis-Olivier Maillefer, socialist. Ky është rreziku kur mediatizohet një rast, sepse Shërbimet e Popullatës (institucioni përgjegjës) e kanë ndier si provokim. Më e rëndësishmja është që komunikimi me Këshillin Kombëtar dhe të futet peticioni në agjenden e Këshilllit të Madh.”

Serge Melly, nga Aleanca e qendrës, thotë se “mund të duket e pahijshme që të merremi vetëm me një rast kur i shikoni lajmet, por është e habitshme që njerëz aq të integruar të dëbohen. Kush fiton në këtë rast? Jo Zvicra. Është e qartë që para çfarëdo dëbimi, peticioni duhet të diskutohej në Këshillin e Madh. Ky person i dëshiron letrat dhe i ka të merituara”./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.