ARKATANA

Edhe pjesëtarët e UÇPMB-së të përfshihen në ligjin e veteranëve të luftës

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në një letër që i ka dërguar shoqata Vatra , Agim Çekut është kërkuar nga institucionet përgjegjëse të Kosovës, e sidomos nga Komisioni për përpunimin e ligjit të veteranëve të luftës, të merren parasysh kërkesat e të përfshihen në ligj edhe këto kategori që ishin pjesë e UÇPMB-së siç janë: ish pjesëtarët e luftës së UÇPMB-së, të njihet statusi i dëshmorëve, i familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të kësaj lufte, pasi që këto kategori kanë mbetur jetime dhe nuk përkujdeset askush për to.

Në letrën e shoqatës “Vatra” thuhet se tash e 11 vite përfundoi lufta e UÇPMB-së, e cila luftë u bë për çlirimin e trojeve etnike shqiptare si Bujanoci, Medvexha e Presheva të cilat mbetën padrejtësisht nën thundrën e Serbisë dhe mbetën të pushtuara.

Misioni luftarako-çlirimtar i UÇPMB-së ishte një vazhdimësi e misionit të çlirimit të atdheut të cilin mision e nisën liridashësit tanë para shumë vitesh, e që u konkretizua me luftën çlirimtare të UÇK-së.

Të gjithë e dimë se edhe gjatë viteve të shtatëdhjeta të gjitha Organizatat që kanë vepruar në ilegalitet, e gjeri tek formimi i njësiteve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kur kemi bërë betimin, e kemi bërë për çlirimin e të gjitha trojeve etnike shqiptare. Atëherë shtrohet pyetja: pse sot të kemi këso ndarje në njohjen apo mos njohjen e librezave të asaj apo kësaj ushtri, kur dihet se që të gjitha ishin çlirimtare.

FIDANISHTJA

Pas çlirim të Kosovës një pjesë e madhe e ushtarëve dhe pjesëtarëve të luftës së UÇK –së vazhduan misionin e tyre për çlirimin e atdheut, pra në Kosovën Lindore për çlirimin e këtyre 3 (tri) komunave shqiptare. Disa nga të rënët si dëshmorë janë të lindur dhe të rritur në Kosovë, por tani nuk u njihet e drejta të jenë dëshmorë të Kombit me të vetmin ,,faj” se kanë rënë në luftën e UÇPMB-së.

Lufta përfundoi me insistimin ndërkombëtar dhe pjesa dërmuese e luftëtarëve të UÇPMB-së u detyruan të largohen për në Kosovë, pasi që regjimi serb i pengoi në realizimin e një jete normale dhe të sigurt, e herë-herë shkoi gjerë në arrestimin e torturimin e tyre, siç është rasti i Shemsi Nuhiut, Grupit të Gjilanit apo së fundi grupi i Bujanocit. Kjo dëshmon se regjimi serb këta çlirimtarë i ka në shënjestër të përhershëm, dhe për ta në Kosovën Lindore nuk ka siguri, madje iu është pamundësuar jeta normale.

Duke pasur parasysh të gjitha këto të dhëna që u cekën më lartë, ne kërkojmë nga institucionet përgjegjëse të Kosovës, e sidomos nga Komisioni për përpunimin e ligjit të veteranëve të luftës, të merren parasysh kërkesat e të përfshihen në ligj edhe këto kategori që ishin pjesë e UÇPMB-së siç janë: ish pjesëtarët e luftës së UÇPMB-së, të njihet statusi i dëshmorëve, i familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të kësaj lufte, pasi që këto kategori kanë mbetur jetime dhe nuk përkujdeset askush për to.

Ne shpresojmë se duke i barazuar me ligj të gjitha kategoritë e luftërave për çlirim Kombëtar, drejtësia do të bie në vend, fundja dëshmorët nuk i pranojnë kufijtë artificial që i kanë vendosur të huajt thuhet në letrën e Vatrës dërguar Agim Çekut e të nënshkruar nga Sejdulla Kadriu kryetar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.