RCCOLA

Edhe pesë të arrestuar për dhunën në takimin Drita- Llamkos

/ 1 minutë lexim

Gjilan- Policia në Gjilan ka arritur të arrestojë edhe pesë të dyshuar që morën pjesë në dhunën e shkaktuar në takimin mes Dritës dhe Llamkos.

Policia ka prangosur edhe pesë të dyshuar për dhunën e shkaktuar në takimin mes Dritës e Llamkosit nga Vushtrria. Tashmë pesë të dyshuarve u është ngritur kallëzimi penal nga ana e policisë.

Fundamenti

Arben Kadriu prokuror i Qarkut tha për rajonipress se të pesë të dyshuarit ngarkohen për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”. Kadriu tha se të arrestuarit janë Agim Isufi, Ardian Matoshi dhe Faik Shala të cilët edhe ndodhen në burg kurse Melot Shala dhe i mituri L.M. ndodhen në procedurë të rregullt.

Nga dhuna që u shkaktua në ndeshjen Drita – Llamkos numri i të arriturave arrin në shtatë veta, derisa policia ende po punon dhe identifikon autorë të tjerë të mundshëm të përfshirë në dhunë./rajonipress/