Edhe personat me aftësi të kufizuara përfshihen në Draft Buxhetin e ardhshëm komunal

/ 1 minutë lexim

Viti – Në Viti është mbajtur debati radhës dhe i parafundit rreth Draft Buxhetit komunal për vitin 2019-2021, me që rast një takim është zhvilluar me kategorinë e personave me aftësi të kufizuara, me qëllim të identifikimit të nevojave që kanë ata.

Hasan Aliu dhe drejtori i Financave dhe Zhvillimit Ekonomik Ibrahim Rama, kanë folur rreth rëndësisë që kanë takimet me qytetar për hartimin e buxhetit.

Uji Dea

Si prioritet në buxhetin e ardhshëm, personat e kësaj kategorie kanë identifikuar si kërkesë sigurimin e një zyre për zhvillim të takimeve dhe aktiviteteve, e po ashtu edhe organizimin e ekskursioneve jashtë vendit, si në Shqipëri për personat e kësaj kategorie.

Ata gjithashtu kanë kërkuar që në ndarje të buxhetit ti jepet rëndësi kësaj kategorie dhe të mbështeten e të mos lihen anash, edhe pse u shprehën falënderues për bashkëpunim dhe përkrahje nga ana e institucioneve deri më tani./rajonipress/