Hidromorava

Edhe pas takimit me Haradinajn, SBASHK-u paralajmëron grevë të përgjithshme nga 14 janari

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Pakënaqësitë që i kanë me Projektligjin për Paga po shtynë Sindikatën e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, që të paralajmërojnë grevën e përgjithshme që nga 14 janari.

Vendimi për grevën ka gjasë që të merret të enjten në Mbledhjen e Këshillit të SBASHK-ut, përkundër takimit që këta të fundit e zhvilluan një ditë më parë me kryeministrin Haradinaj.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj në një prononcim për Telegrafin ka bërë të ditur se në takimin e djeshëm është vendosur që të krijohet një komision i përbërë nga ata dhe Ministria e Arsimit.

Jasharaj është shprehur se për kërkesat e tyre e kanë edhe përkrahjen e kryeministrit.

“U dakorduam që me një komision MASHT-i dhe ne të përgatitemi, dhe të dalim para komisionit parlamentar për administratë, dhe për këtë temë e kemi mbështetjen e kryeministrit Haradinaj. Pjesë e këtij komisioni do të jetë edhe koordinatori nacional Besnik Tahiri që do ta përfaqësojë idenë dhe përkrahjen e qeverisë për ndryshim të koeficienteve”, ka thënë Jasharaj.

Kryetari i SBASHK-ut tutje ka bërë të ditur se të enjten në mbledhjen e Këshillit, pritet të merret vendimi për grevën e përgjithshme në institucionet arsimore.

HW

Përkundër përkrahjes nga kryeministri, ai takimin e djeshëm e ka vlerësuar më shumë të “vullnetit të mirë”, duke vlerësuar se nuk ka pasur diçka konkrete.

“Gjasat janë shumë të mëdha që më 14 janar të ketë grevë. Dje ishte takim i vullnetit të mirë por nuk ka asgjë konkrete. Greva do të jetë e përgjithshme duke filluar nga çerdhet, e deri te Universiteti. Nuk do të ketë proces të punës e as mësim. Administrata në fakultete nuk do të punojë. Dhe sa do të zgjasë greva varet nga institucionet e Kosovës, pasi me pas vullnet ata kjo temë mund të mbyllet për 1 ditë në mënyrë që kërkesat tona të plotësohen”, deklaroi Rrahman Jasharaj për Telegrafin.

Optimist për arritjen e një marrëveshje me SBASHK-un, ishte shprehur dje edhe kryeministri Haradinaj.

Ai përmes një postimi në Facebook tha “Përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit i njoftova për nevojën që ky ligj të kalojë sa më parë në Kuvendin e Kosovës dhe pas kësaj të hapet rrugë për të bërë përmirësimet e nevojshme në të ardhmen. Po sot, u zotuam se do të angazhohemi bashkërisht që përpara votimit në Kuvend, të merren parasysh disa nga kërkesat e sindikatës”.

Në takim me përfaqësuesit e SBASHK-ut, ishte edhe ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.