ARKATANA

Edhe partitë i nënshtrohen ligjit

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Ndonëse po mbushen gati dy dekada nga realiteti i ri politik i krijuar në Kosovë dhe një dekadë nga shpallja e pavarësisë, klasa politike akoma nuk u kujtua që ta iniciojë në Kuvend bërjen e një ligji të qartë që definon saktë rolin dhe përgjegjësinë e partive politike, për respektim të Kushtetutës dhe ligjeve të shtetit. Në Kuvendin e Kosovës akoma kemi të përfaqësuara subjekte politike që mbajnë ulëse deputetësh dhe zbatojnë urdhra të një shteti tjetër, duke injoruar ligjet dhe Kushtetutën e këtij vendi, siç është rasti i Listës Serbe.

Kërkohet miratimi i legjislacionit, shkruan gazeta Kosova Sot.

Ndonëse po mbushen gati dy dekada nga realiteti i ri politik i krijuar në Kosovë dhe një dekadë nga shpallja e pavarësisë, klasa politike akoma nuk u kujtua që ta iniciojë në Kuvend bërjen e një ligji të qartë që definon saktë rolin dhe përgjegjësinë e partive politike, për respektim të Kushtetutës dhe ligjeve të shtetit. Në Kuvendin e Kosovës akoma kemi të përfaqësuara subjekte politike që mbajnë ulëse deputetësh dhe zbatojnë urdhra të një shteti tjetër, duke injoruar ligjet dhe Kushtetutën e këtij vendi, siç është rasti i Listës Serbe.

Njëkohësisht kemi edhe një subjekt tjetër politik shqiptar, Lëvizjen ‘Vetëvendosje’ që qeveris me një komunë, rasti i kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, dhe nuk bindet që të njohë as flamurin, as himnin, pra as Kushtetutën.

Mobi Casa

Njohësit e fushës së sundimit të ligjit dhe analistët politikë konsiderojnë se është koha e fundit kur shteti duhet të nxjerrë ligj të qartë edhe sa i takon rregullimit të kësaj fushe, sepse nuk ka kurrfarë logjike që një parti politike që pretendon të marrë pushtet dhe t’i drejtojë institucionet e shtetit, të mos i respekton paraprakisht ligjet dhe Kushtetutën e këtij shteti. “Nuk mendoj që ndodh diku tjetër në botë, përpos në Kosovë, që partitë politike që marrin rol udhëheqës të mos i respektojnë simbolet e shtetit dhe Kushtetutën e vendit. Po ashtu, vetëm në Kosovë, në vendin e paradokseve të shumta, ndodh që deputetët dhe liderët partiakë të mos i njohin dhe respektojnë ligjet dhe Kushtetutën e vendit dhe prapë të vazhdojnë t’i gëzojnë të gjitha beneficionet nga shteti, duke filluar nga pagat e majme, honorarët dhe privilegjet e tjera të shumta, duke u thirrur në emrin e posteve shtetërore, kurse në anën tjetër shtetit të mos i njohin simbolet, himnin, Kushtetutën dhe ligjet, siç është rasti me krerët, deputetët dhe aktivistët e Lëvizjes ‘Vetëvendosje'”, tha analisti politik Florim Zeqa.

Benefitet i marrin, shtetin e refuzojnë

Zeqa ka pohuar se posaçërisht sjellja tepër e papërgjegjshme dhe e pamoralshme e liderëve të VV-së, me kritere të dyfishta ndaj shtetit dhe qytetarëve, është pak më tepër se skandaloze. “Kur u bie mirë, të marrin paga të larta nga shteti, e pranojnë, të bëjnë vizita jashtë vendit në emër të shtetit e pranojnë, të fitojnë tenderë qindra milionësh nga buxheti i shtetit e pranojnë!…, ndërsa kur është në pyetje konsumi i politikës ditore e refuzojnë shtetin, i injorojnë simbolet shtetërore dhe Kushtetutën e vendit. I gjithë ky skandal politik dhe ligjor po ndodh shkaku i mungesës së një ligji që përcakton qartë rregullat e “lojës” politike, të drejtat dhe përgjegjësit e subjekteve politike. Andaj, njëri ndër lëshimet e shumta të infrastrukturës ligjore është edhe ligji mbi përgjegjësitë e partive politike, liderëve partiakë dhe deputetëve të Kuvendit, përfshirë edhe kuvendet komunale”, tha analisti Florim Zeqa. Ai ka pohuar se përcaktimi i qartë me ligj i rolit dhe përgjegjësive të partive politike, për respektim të Kushtetutës dhe ligjeve të shtetit, si dhe masat ndëshkuese për mosrespektim, duke filluar nga ndalesa e pagës e deri të marrja e mandatit politik të subjektit apo individëve të caktuar që shkelin ligjin dhe Kushtetutën e vendit, duhet të bëhet me ligj, i cili duhet të jetë top-prioritet i Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.