ARKATANA

Edhe pak ditë “pushtet” për njeriun që theu izolimin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Prishtinë – Ishte akuzuar se po rrinte vetëm në “bisht të aeroplanit”. Ishte akuzuar edhe se po shpenzonte kot kohë e mjete financiare, duke u munduar të siguronte njohje ndërkombëtare për Federatën sportive që e drejtonte.

Por suksesi që ka arritur Federata e Hendbollit e Kosovës tetë vjet më parë nën udhëheqjen e Mexhit Devajës vazhdon të jetë i largët për federatat e tjera kosovare të sporteve kolektive.

Kjo e bën krenar, sidomos tash, në ditët e tij të fundit si kryetar i FHK-së.

Mobi Casa

“Hendbolli ka pasur nevojë për mua, e jo unë për hendbollin, tha Devaja të mërkurën.

Në kohën kur skuadrat kosovare të hendbollit paraqiten rregullisht në gara evropiane, Federata e Futbollit e Kosovës ka koncentruar një pjesë të madhe të energjisë në sigurimin e lejes për zhvillimin e ndeshjeve miqësore ndërkombëtare. Federata e Basketbollit e Kosovës po punon për të siguruar pjesëmarrjen testuese të një skuadre në një ligë rajonale, që nuk ka peshë të madhe në basketbollin ndërkombëtar.

Sfidat me të cilat po përballen dy prej federatave më të mëdha në vend, Federata e Hendbollit e Kosovës i ka zgjidhur para plot tetë vjetësh. Madje, FHK-ja ka arritur shumë më shumë se që sot po pretendojnë FFK-ja e FBK-ja.(koha)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.