Edhe Pajaziti uron kryetarin e zgjedhur të Bashkësisë Islame në Gjilan
Gjilan – Kryetari i Degës së PDK-së në Gjilan, Zenun Pajaziti së bashku me disa anëtarë të kryesisë së degës, sot kanë vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan me ç’rast kanë uruar kryetarin e zgjedhur të BI-së në Gjilan Naim Aliun.
“Jemi sot në Bashkësinë Islame për të uruar, kryetarin e ri të zgjedhur të BI në Gjilan Naim Aliu. Bashkësia Islame ishte dhe po vazhdon të mbetet në rolin e përkushtimit për të kultivuar edhe më shumë bashkimin mes qytetarëve, solidaritetin dhe paqen fetare në mesin e komunitetit tonë, ashtu siç kishte kultivuar e vepruar deri më tani”, ka thënë në urimin e tij kryetari i degës së PDK-së Zenun Pajaziti.
PDK dhe Bashkësia Islame në Gjilan do të vazhdojnë bashkëpunimin e tyre në të gjitha çështjet që preken me aspektin fetar, por edhe me Institucionin e Bashkësisë Islame, ka shtuar Pajaziti./rajonipress/


