ARKATANA

Edhe Pacolli viziton Zhegrën dhe premton mbështetje konkrete

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Behgjet Pacolli pos që është interesuar për kushtet që kanë banorët e Zhegrës dhe në veçanti rajoni i Karadakut, ai ka premtuar edhe ndërtimin e një ure në atë lokalitet tha Omer Daku.

AKR në Gjilan, pas mbajtjes së kuvendit të degës dhe të Forumit Rinor ka shtuar numrin e aktiviteteve, por edhe mënyrën e zhvillimit të tyre.

Ky subjekt politik sipas Omer Dakut kryetar tashmë po rritet çdo ditë dhe po ka një interesim të madh nga të gjitha shtresat.

Krahas takimeve të rregullta të kryesisë, këshillit drejtues dhe vizitave nëpër nëndegë, AKR po zhvillon edhe aktivitete tjera të ndryshme.

FIDANISHTJA

Omer Daku kryetar i AKR-së në Gjilan tha se ky subjekt politik ka organizuar një takim me zhegranët ku i pranishëm ka qenë edhe presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli.

Daku tha se vizita e Pacollit është pritur mirë nga banorët e Zhegrës. “Pacolli pos që është interesuar për kushtet që kanë banorët e Zhegrës dhe në veçanti rajoni i Karadakut ka premtuar edhe ndërtimin e një ure” tha Daku.

Ndryshe edhe Pacolli ka diskutuar me banorët për iniciativën e tyre që Zhegra të bëhet komunë dhe ka premtuar se ky hap i tyre është në proces dhe kërkesa e tyre reale dhe mund të trajtohet më me këmbëngulje nga Qeveria.

Ndryshe Omer Daku tha për rajonipress se Pacolli edhe më herët, por edhe tani është zotuar se Karadaku dhe rruga Stanqiq- Kumanovë meritojnë vëmendjen e institucioneve nga të dyja palët./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.