ARKATANA

Edhe opozita mbanë përgjegjësi për dështimin e seancës së Kuvendit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Opozita seancën e fundit e ka braktisur për shkak se ka kërkuar transmetim medial, një kërkesë kjo sipas qytetarëve krejt periferike sepse shumë vendime e projekte janë bllokuar pikërisht për shkak të mos votimit në Asamblenë Komunale.

Qytetarët i kanë quar duart nga qeverisja e LVV e cila po tregohet e paaftë për të shërbyer në mënyrë profesionale.

Por qytetarët janë të indinjuar edhe në opozitën e Gjilanit, e cila për një kërkesë banale siç është transmetimi medial kanë mbetur peng shumë kërkesa e propozime të dobishme për qytetin.

ARKATANA

Kemajli qytetar gjilanas mendon se opozita duhet të tregohet më azhure.
“Ne i kemi quar duart nga Alban Hyseni dhe LVV sepse u pa puna e tyre, por mos të tregohen injoranta edhe opozita dhe ta bllokojnë krejt funksionimin e Kuvendit”.

Edhe Ruzhdiu një qytetar tjetër mendon se asambleja po e humb kohën kot me kërkesa qesharake.

“Bëhuni zëri qytetar dhe jo pengesë të zhvillimit, LVV e tregoi marifetin dhe mos harroni se përgjegjës të dështimit jeni edhe ju” tha ruzhdiu./rajonipress/