GRANDEMALL

Edhe OJQ të pakënaqura me përfaqësimin e këshilltarëve në Asamble

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Duke përcjellur me vëmendje zhvillimet politike të pas 1 dhjetorit 2013, konstatojmë se përbërja e Kuvendit Komunal të Gjilanit në shumicë është me këshilltar jo adekuat dhe me opozitë të dobët thotë në një vlerësim OJQ “Lobimi për Ligjin dhe Demokracinë”.

Sipas kësaj OJQ Asambleja Komunale përbëhet me jo profesionist dhe me persona të pa dëshmuar në profesionet e tyre, duke përjashtuar dy tri raste që janë të zgjedhur 2 përkatësisht 3 herë në KK.

“Qysh në fillim të punës së KK-ës, madje në seancën konstitutive u shkelën parimet e shëndosha demokratike dhe profesionale, kjo u bë duke anashkaluar nga LDK-ja kontributin e Arben Mehmetit njërit nga këshilltarët më aktiv që ka pasur KK-ja jo veç në mandatin e kaluar, por thuajse që prej se funksionon KK-ja e Gjilanit, këtë e bëri në momentin kur opinioni gjilanas priste se do të jetë zoti Mehmeti kryesues i KK-ës, sepse të gjitha rrethanat ishin në favor të tij, si p.sh. përvoja politike lokale, përvoja institucionale, përvoja profesionale, të qenurit jurist dhe përvoja e mirë jetësore”.

Kjo nuk ndodhi dhe në vend të respektimit të standardeve, u shkelen ato.

Deri më tani e vetmja zgjidhje e duhur është emërimi i Nazmi Musës drejtor i Arsimit, sepse plotëson gjitha kriteret e duhura, si profesionale, politike, përvojë dhe përvojë jetësore.

GRANDEMALL

Jo adekuatja erdhi në shprehje edhe me emërimin e drejtoreshës së shëndetësisë, aspak jo profesionale.

OJQ “Lobimi për Ligjin dhe Demokracinë” mendon se jo adekuatja erdhi në shprehje edhe nga Myzafere Ismaili – AKR, e cila krejt në kundërshtim edhe me minimumin e moralit në politikë, ende pa zhvilluar as të vetmen seancë KK-ja, ndërron subjektin i cili ja mundësoi hyrjen në KK (me gjasë këtë e bëri kryesisht për interesa extra personale, duke shkel vullnetin e votuesit). Shtrohet pyetja ku mbetën ata 69 votues të saj, edhe pse është këshilltarja me fuqi elektorale thuajse zero në raport me këshilltarët tjerë.

Nga këto zhvillime jo normale për demokracinë lokale në Gjilan, pyesim LDK-ën pse pranoi dhe bëri një “manipulim” të tillë me një “shkelëse të minimumit të moralit politik” siç është zonja Ismaili, çfarë i ndihmon kjo LDK-ës në 4 vjetët e qeverisjes me Komunën?

Ja bëjmë me dije Avdyl Aliut, shefit të këshilltarëve të LDK-ës në KK të Gjilanit (11 të LDK-ës dhe disa të tjerëve të katapultuar në te) se deklarata e tij e 26 janarit 2014 e botuar në www.rajonipress.com me titull: “Kemi një asamble të kënaqshme dhe premtuese”, se nuk po i del ashtu, qysh në start po tregohet se kemi “asamble me këshilltar jo adekuat dhe aspak premtues”. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.