Eko Higjiena

Edhe njëherë Gerhard Progni i sjell Gjilanit fitore

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan u zhvillua ndeshja e Javës së 14 në të cilën Gjilani me mund të madh ka mposhtur Ulpianën me rezultat 2-1.

Sulmuesi i Gjilanit Gerhard Progni edhe njëherë dëshmoj se është njëri ndër futbollistët më të mirë në Superligën e Kosovës i cili me golin e tij në minutën e 85 nga goditja e lirë i ka dhënë skuadrës tri pikë tejet të rëndësishme për të rimarrë kreun e tabelës.

Të dy skuadrat nuk treguan lojë të pëlqyeshme në këtë ndeshje erdhi në shprehje përvoja e futbollistëve të Gjilanit të cilët nuk u dorëzuan gjerë në fund.

Vendasit ishin të parët të cilët kaluan në epërsi në minutën e 23 Egzon Qerimi pasi pranon një top nga Santos nuk e pati vështirë ta mposht portierin Enea Koliqin për 1-0.

Mobi Casa

Në pjesën e dytë në minutën e 64 Fiton Hajdari bukur gjen mesfushorin Albert Dabiqaj i cili me kokë plason topin në rrjetën e portierit Ajeti për të barazuar në 1-1.

Në fund të ndeshjes edhe njëherë Progni dëshmoi se është futbollist i cili nga gjuajtjet e lira portierët kundërshtar duhet të kenë frikë dhe këtë e vërtetoj në minutën e 85 duke mposhtur portierin.

Ajeti duke i siguruar skuadrës së tij tri pikë të reja për të kryesuar në tabelë me 25 pikë.

Në javën e 15 Gjilani është nikoqir i derbit lokal me Dritën./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.