FITORJA

Edhe një viktimë nga plumbat qorr

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Një mashkull, rreth 32 vjeçar, ka gjetur vdekjen si rezultat i plagëve të marra nga armë zjarri.

Viktima ishte transferuar me urgjencë në QKUK Prishtinë, ku edhe është konfirmuar vdekja e tij.

Njësitë e para të Policisë në vend të ngjarjes, kanë kuptuar se disa persona, të gjithë kushërinj në mes vete, duke u argëtuar para shtëpive të tyre në fshatin Dolak, kanë shkrepur armë zjarri, ndërsa aksidentalisht është plagosur viktima, A. Kuqi, rreth 32 vjeç.

FIDANISHTJA

Hetuesit policor së bashku me prokurorin publik, kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes ndërsa në vend ngjarje, janë gjetur dhe marrë si pjesë të provave materiale; së paku 15 gëzhoja të armës, të kalibrave të ndryshëm.

Armët të cilat kanë qenë të përfshira në këtë rast, ende nuk janë identifikuar.

Ndaj tre personave, të cilët ishin me viktimën në çastin e plagosjes, është caktuar masa e ndalimit policor për shkak të mos-bashkëpunimit ndërsa një tjetër i dyshuar, identiteti i të cilit është i njohur për Policinë, është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe Policia është në kërkim të tij./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.