Mobi Casa

Edhe një vetëvrasje në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Xhylije Hajdari e cila punonte si motër në Qendrën emergjente në Gjilan dyshohet se ka bërë vetëvrasje. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. “Mund të konfirmoj se një femër shtetase e Republikës së Kosovës, dyshohet se ka kryer vetëvrasje”, tha Hashani për Rajonipress.

Ismet Hashani tha se më datën 15.04.2018, në ora 05:55, policia e Kosovës është njoftuar se në lagjen “Arbëria” në Gjilan ka ndodhur një rast “Vdekje e dyshuar”. Njësitet të Hetimeve rajonale i janë përgjigjur rastit, dhe është njoftuar prokurori i shtetit. Sipas hetimeve preliminare, mësohet se viktima shqiptare shtetase e Kosovës (1966) ishte gjetur e varur në litar në ballkonin e shtëpisë ku ajo ka jetuar.

Në vend ngjarje ka ardhur edhe ekipi mjekësor që ka konstatuar vdekjen e viktimës. Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pa jetë i tani të ndjerës të dërgohet për kryerjen e obduksionit në IML-Prishtinë.

Fundamenti

Rasti është klasifikuar si “Vdekje e dyshuar” dhe është duke u hetuar nga njësiti i NJHP-së në bashkëveprim me Prokurorinë Themelore në Gjilan. Arsyeja dhe motivet e ngjarjes janë ende të pa njohura.

Edhe, Nisret Hajrullahu drejtor në spitalin e Gjilanit tha se Xhylije Hajdari ka vdekur sot derisa ka folur fjalë të mira për të si punëtore medicinave. “Ajo nuk është sjellë në Spitalin Regjional të Gjilanit pra në Emergjencë dhe në vendin e ngjarjes kanë shkuar Qendra e Mjekësisë Familjare edhe për ma tutje nuk e di. Ka qenë një motër e cila ka qenë një organizatore e mirë e punës dhe e cila ka punuar me zell kurse për detajet tjera ne nuk dimë se çfarë ka ndodhur”, ka thënë Hajrullahu./rajonipress/