Edhe një vërejtje tjetër nga Amerika për Ushtrinë: Ja çfarë thotë ambasadori Delawie

“SHBA beson se siguria e Kosovës varet nga cilësia e partneriteteve të saj. Ne nuk duam të shohim Kosovën jashtë hapit me partnerët kryesorë”, ka shkruar Delawie në Twitter.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie sot sërish është marrë me Ushtrinë e Kosovës, respektivisht iniciativën e shndërrimit të FSK-së në ushtri.
Ai ka thënë se SHBA-të besojnë se siguria e Kosovës varet nga partneriteti.
“SHBA beson se siguria e Kosovës varet nga cilësia e partneriteteve të saj. Ne nuk duam të shohim Kosovën jashtë hapit me partnerët kryesorë”, ka shkruar Delawie në Twitter.
Kjo është vërejtja e dytë e drejtpërdrejt që vije nga Amerika për iniciativën që Kosova ta formojë Ushtrinë pa ndryshimet Kushtetuese, të cilat i kërkon Amerika dhe NATO.
Në anën tjetër, institucionet e Kosovës tashmë kanë filluar procedurat për ndryshimin e ligjit që FSK-ja të merr rol ushtarak./zeri/