RCCOLA

Edhe një tjetër shqiptare, kandidate për Këshillin kantonal në Thurgau

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Xhemile Fetaji është shqiptarja e vetme që kandidon për Këshillin e Kantonit Thurgau, në SP (Partinë Socialdemokrate), zgjedhje këto të cilat do të mbahen më 15 mars 2020

Shumë mërgimtarë shqiptarë po depërtojnë në fushën e politkës në Zvicër, duke kandiduar nëpër kantonet ku ata jetojnë. Së fundmi, Xhemile Fetaji me prejardhje nga Gostivari, ka shpallur kandidaturën e saj në zgjedhjet për Këshilltare në kantonin Thurgau.

Ajo është kandidatja e vetme shqiptare që kandidon për Këshillin e Kantonit Thurgau, në SP (Partinë Socialdemokrate), zgjedhje këto të cilat do të mbahen më 15 mars 2020.

Që nga mosha 1-vjeçare ajo kishte migruar në Zvicër me familjen e saj dhe më pas mbaroi edhe shkollimin e saj në këtë shtet.

“Që nga mosha ime 1-vjeçare unë dhe nëna ime migruam në Zvicër për të jetuar së bashku me babain, i cili disa vite më parë kishte migruar në këtë shtet. Shkollimin e kam filluar këtu në Steckborn, ku edhe shkollën e mesme, drejtimin e logjistikës e kam mbaruar te Ndërmarrja “Bernina”, në të cilën babai edhe nëna ime kanë punuar deri në pension”, tha Fetaj për albinfo.ch.

Po ashtu ajo ishte moderatore në “Perspektive Thurgau” dhe anëtare në shumë forume shqiptare të grave.

“Kam punuar si moderatore shumëvjeçare në “Perspektive Thurgau” po ashtu, kam punuar shumë edhe me familjet migrantëve (shumica familje shqiptare) për integrim sa më të shpejtë të grave dhe fëmijëve të tyre në sistemin e shkollimit dhe jetesës në Zvicër. Gjithashtu, jam anëtare në disa forume shqiptare të grave, përmes të cilëve ndihmojmë familjet shqiptare për një integrim, cilësor dhe të shpejtë”, u shpreh Fetaj.

Eco Higjiena

Xhemile Fetaj ka treguar për Albinfo.ch edhe për plan-programin e saj në partinë SP, ku fokusimi i saj do të jetë për një bashkëjetesë në paqe dhe integrim të shpejtë në sistemin e jetesës në Zvicër.

​“Ashtu siç e kam cekur në fushatën parazgjedhore, fokusi im do të jetë për një bashkëjetesë në paqe, (Für ein ​friedliches Zusammenleben), po ashtu për një integrim të shpejtë në sistemin e jetesës në Zvicër. Me zërin tim ndër të tjera dëshiroj të mbroj dhe të a idete e migrantëve shqiptarë, ​qoftë në sektorin e biznesit privat, në sport, në beshkëjetesë, të drejtat e grave dhe në drejtimin e shkollimit”, tha ajo.

Nga ana tjetër, Fetaj është shumë e lidhur shpirtërisht dhe emocionalisht me vendlindjen e saj dhe njeh mirë kulturën e të dyja vendeve.

“Zakonisht një apo dy herë në vit e vizitojmë vendlindjen dhe familjarët tonë. Qëndrimi atje pas martesës time, për një kohë më ka mundësuar që të njoh mirë kulturat e dy vendeve, kjo është një plus në aktivitetet e mia politike. Si familje kemi drejtuar një biznes të mirë në atdheun e origjinës, biznes të cilin na detyruan ta mbyllim, shkaku i strukturave të kaluara politike në Maqedoni. Edhe pse si familje Fetaji kemi investuar shumë në atdhe, vendosëm të kthehemi sërish në Zvicër.

Xhemile Fetaji shpreson shumë në mbështetjen e votuesve shqiptarë që jetojnë në rrethinën (Bezirk) Frauenfeld të Kantonit Thurgau. /Albinfo.ch

Edhe një tjetër shqiptare, kandidate për Këshillin kantonal në Thurgau