RCCOLA

Edhe një tjetër klub anglez hyn në garë për Shaqirin

/ 1 minutë lexim

Xherdan Shaqiri pritet të largohet nga Liverpoolit në fund të këtij edicioni, transmeton Zeri.info

Reprezentuesi zviceran është paraqitur në vetëm 10 ndeshje këtë edicion për gjigantin anglez, derisa ka vuajtur nga lëndimet.

Por, siç duket ai nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Jurgen Klopp.

UBT

Neëcastle United së fundmi ka shprehur interesim për Shaqirin, derisa në garë për të ka hyrë edhe Leicester City.

Kampioni i Anglisë në vitin 2016 dëshiron shërbimet e mesfushorit nga Kosova, shkruajnë mediet angleze./Zëri/