RCCOLA

Edhe një sukses tjetër ndërkombëtar: Në Dubai rektori Hajrizi vlerësohet me çmimin “Pioneers Awards”

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Dubai ishte destinacioni i radhës ku edhe njëherë Kosova përmes UBT-së u ngrit në piedestale të larta në fushën e arsimit, ekselencës dhe inovacionit. Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi është vlerësuar me çmimin “Pioneers Awards”, në Konferencën e 8-të Globale të Inovacionit dhe Ekselencës, që u mbajt këtë vikend në Dubai.

Në saje të vizionit dhe të lidershipit të tij, ai u vlerësua për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e shkencës, teknologjisë, arsimit, inovacionit dhe ekselencës.“Ky çmim është më shumë se thjesht një vlerësim individual, është një mirënjohje për ekipin e madh të UBT-së, për gjithë vendin dhe për të gjithë ata që kanë punuar për të ndërtuar një institucion arsimor të jashtëzakonshëm. Ky çmim është një vlerësim për angazhimin për të sjell koncepte të reja në Kosovë dhe më gjerë për zhvillimin e shkencës, teknologjisë, arsimit dhe inovacionit”, ka thënë Rektori Hajrizi.

RCCOLA

Përmes këtij çmimi, konferenca “Global Pioneerism, Innovation and Excellence” dhe i gjithë komuniteti global, kanë vlerësuar rektorin Hajrizi dhe UBT-në për përvojat e sjella gjithandej botës, idetë, si dhe për strategjitë inovative që ka zhvilluar ndër vite.