FIDANISHTJA

Edhe një sukses i regjisorit nga Kamenica, Durim Kryeziut

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Regjisori i filmit “Sonata”, Durim Kryeziu ka njoftuar se ky film është pranuar në 5th Bengaluru International Short Film Festival, 2015 në Indi.

Një lidhje dashurie në mes dy personaliteteve tërësisht të kundërt me karaktere dhe kërkesa karshi përditshmërisë, edhe rastësisht prodhon pakënaqësi të cilat sa shkon e fryhen duke kaluar në problem të cilat pothuajse nuk kanë zgjidhje meqë personazhet atakojnë njëri tjetrin duke krijuar barrierë dhe shtruar pyetjen: Çfarë është dashuria.?! Çfarë është martesa.? Sa zgjasin këto.? A mund të shërohen me kohë, me vjet, me muaj, me ditë, ne orë, normal që zgjedhjen secili e afron nga këndvështrimi dhe karakteri.

Filmi është prezantuar në këto festivale:

– “Balkan Film Food Festival” ne Pogradec-Shqipëri,
– “River film festival” në Italy
– “San Francisko Film Award”
– “Three cities film festival and Conference që organizohet në tre vende New York City, Santo Domingo, Dominican Republic, Los Angeles,
– “INTERNATIONAL EUROFILM FESTIVAL” në Spanjë,
– “São Tomé Festfilm” në Portugali
– “University of Illinois Student Film Festival” në Illinois-USA
– “Hyjnesha në Fron” Kosove
– Dea Film festival – Shqipëri

ARKATANA

Shpresoj qe filmi do te pranohet edhe ne shume festival dhe do te fiton shume çmime sepse filmi po pëlqehet nëpër botë.

“SONATA” me herët është shpërblyer me dy Çmime. Nga festivali San Francisco Film Awards‏ me shpërblimin “Honorable mention” dhe nga Festivali i Filmit “Hyjnesha në Fron” ku merr çmimin Filmi më i shkurtër kombëtar.

Filmi është realizuar në kuadër të Fakultetit të Arteve, Universiteti i Prishtinës dhe produksioni Land film’s me mbështetje nga QKK dhe Komuna e Prishtinës.

Në film luajnë: Labinot Lajçi, Albulena Kryeziu, Armend Baloku, Selman Lokaj, Çun Lajçi, Selami Taraku, Vlora Nikçi, Doresa Rexha, Mevlyd Osmani, Leandra Ajdini. Regjisor: Durim Kryeziu, Skenari: Ben Apolloni, Durim Kryeziu, Drejtor i fotografisë: Rron Ismajli, Kompozitor: Memli Kelmendi, Tonisti: Agron Demolli, Kostumografe: Greta Maksuti, Skenografet: Lumjeta Havolli, Agron Blakqorri.Grimi: Albana Berisha, Leonora Mehmetaj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.