Edhe një sukses i kompanisë “Inter – Plast Trocal” nga Gjilani, shpallet Top ndërmarrja më e suksesshme për vitin 2018

Gjilan – Kompania “Inter – Plast Trocal” nga Gjilani është njëra nga kompanitë që është nderuar me mirënjohje si Top ndërmarrja më e suksesshme për vitin 2018. Kjo kompani e cila ka bërë emër edhe në tregun botëror, pos eksportit në vendet e Evropës, së fundit ajo ka nisur të dërgojë dyer e dritare edhe në Amerikë konkretisht në Nju Jork. Shaban Xhymshiti pronar i saj thotë se mirënjohja e ndarë nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është edhe një motiv shtesë që kompani të ecë tutje.
Suksesi i treguar në tregun ndërkombëtarë si dhe cilësia e mirë dhe shërbimet e ofruara për klientët e të gjitha shteteve kanë ndikuar që kompania gjilanase “Inter – Plast Trocal” të nderohet me mirënjohje dhe të shpallet si Top ndërmarrja e vitit 2018 nga ana e Ministri së Tregtisë dhe Industrisë.
Kompania “Inter – Plast Trocal” tashmë ka bërë emër edhe në tregun ndërkombëtar sepse prodhimet e saja eksportohen në tregun evropian, duke filluar nga Zvicra, Gjermania, Belgjika, Austria, Franca, kurse kohëve të fundit ajo ka ekspertuar dyer e dritare edhe në SHBA konkretisht në Nju Jork.
Shaban Xhymshiti pronar i kësaj kompanie thotë për rajonipress se ky çmim është edhe një motivim shtesë që kompania të ecë tutje me sukseset e saja. “Jam krenar që vërtet dikush e ka vlerësuar punën tonë, që të tjerët e kanë çmuar angazhimin tonë profesional. Kjo ka rëndësi për kompaninë tonë sepse është edhe një motivim shtesë që të punojmë për ta prezantuar sa më denjësisht Kosovën me prodhimet e saja në tregun e huaj” shprehet Shaban Xhymshiti.
Shaban Xhymshiti thotë se ka mbi 34 punëtor të angazhuar të cilët janë profesionist dhe të përgjegjshëm e të përkushtuar në punë.”Jemi kompania më serioze në regjion e më gjerë, dhe kjo është arritur vetëm fal punës, seriozitetit dhe cilësisë që kemi treguar” shprehet ai.
Kompania “Inter – Plast Trocal” pos që kujdeset për punëtorët e saj ajo merr pjesë në të gjitha aktivitetet dhe kontributet e ndryshme humanitare.
“Interplast Trocal” padyshim që është lider në rajon dhe e pa konkurrencë në prodhimin e dyerve dhe dritareve plastike, alumin dhe fasada të varura strukturale.”Rreth 60% e prodhimit shkon për tregun e jashtëm që përfshinë Zvicrën, Gjermaninë, Austrinë, Francën dhe Amerikën” shprehet Shaban Xhymshiti.
Xhymshiti thotë se ka ecur vazhdimisht me kohën dhe krahas fuqisë punëtore është arritur që të investohet edhe në makinerinë moderne, ku deri tani janë investuar mbi 1 milion e 700 mijë euro. “Kemi një makineri moderne robotike dhe cilësia tek ne është e garantuar dhe në saje të kësaj pune të palodhshme, të ndershme dhe cilësore që bëhet në kompani, tashmë kemi krijuar besimin dhe kemi partner të shumtë ndërkombëtar” tha Xhymshiti.
Ajo çka e dallon këtë kompani nga të tjerët është fakti se aty fuqia punëtore respektohet në maksimum, kurse ana humane gjithmonë ka zënë vend të merituar. “Punëtorët i kanë benificionet e veta dhe kanë pushimin e merituar dhe pagën e dinjitetshme” shprehet pronari Shaban Xhymshiti./rajonipress/
“Inter – Plast Trocal” kompania që nuk njeh konkurrencë, e para në cilësi dhe sukses të garantuar