FITORJA

Edhe një shtëpi për një familje skamnore

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan- Një bashkëpunim i mirë mes Komunës së Novobërdës dhe zyrës së Kryeministrit për çështje të komuniteteve e ka bërë familjen Abazi me shtëpi të re.

Me këtë rast Bajrush Ymeri kryetar i komunës së Novobërdës dhe Srgjan Popoviq Drejtor i Zyrës për çështje të komuniteteve pranë Kabinetit të Kryeministrit bënë përurimin e shtëpisë së familjes Abazi nga fshati Llabjan.

Familja e Ismet Abazit jetonte në kushte të papërshtatshme për jetesë, dhe falë ndihmës së Zyrës për çështje të komuniteteve pranë Kabinetit të Kryeministrit dhe Komunës së Novobërdës problemin e kësaj familjeje tani më është zgjidhur.

Mobi Casa

Kryetari i Komunës falënderoi zotin Popoviq për ndihmën që është ofruar. Familja Abazi ka jetuar në kushte të vështira dhe qëllimi i gjithë neve është që kudo që ka raste të vështira të mundohemi që të ju ndihmojmë. “Mirëpo të gjitha këto raste të vështira nuk kem mundësi me i zgjidhë, por fal ndihmës së miqve tanë po mundohemi që të ju plotësojmë kushte të mira për jetesë qytetarëve tanë. Ne e veçuam këtë rast dhe familja Abazi është bërë tani me shtëpi të re për jetesë” ka thënë Ymeri duke uruar familjen e Ismet Abazit që në shtëpinë e re të kenë një jetë të lumtur dhe ta trashëgojnë.

Ndërsa Srgjan Popoviq Drejtor për çështje të komuniteteve nga Zyra e Kryeministrit theksoi se bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Novobërdës Bajrush Ymeri është duke vazhduar, dhe ne urojmë që kjo familje ta gëzoj këtë shtëpi tash e tutje pasi që ka jetuar në kushte të rënda.

Ndërsa kryefamiljari Abazi shprehu falënderime të veçanta për të gjithë Institucionet qendrore dhe ato lokale që kanë ndihmuar ndërtimin e shtëpisë së tij./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.