ARKATANA

Edhe një shqiptare po kandidon në Kongresin Amerikan

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në zgjedhjet presidenciale të Amerikës që po mbahen ditën e sotme po kandidon për kongresmene edhe një vajzë me origjinë shqiptare. Suzana Shkreli është kandidate në distriktin e 8 të Miçiganit nga radhët e Halary Clinton, shkruan Gazeta Express.

Një familjar i Shkrelit i tha Gazetës Express se Suzana është njohëse e mirë e gjuhës shqipe dhe ka marrë mbështetjen e shumë shqiptarëve që jetojnë në atë zone.

Por, kush është Suzanna Shkreli?

HW

E lindur dhe rritur në Michigan, por me prejardhje nga Malësia e Madhe, është fëmijë i dy prindërve nga Ulqini dhe Gruda. Prindërit Zef dhe Maria Shkreli, kanë emigruar në Amerikë për një jetë më të mirë për katër fëmijët e vet. Suzanna ka një motër më të madhe Diana, një vëlla binjak Paul dhe Mark vëllai i vogël.

E rritur në një shtëpi ku është inkurajuar nga prindërit për të studiuar shumë, Suzanna përfundoi studimet në Universitetin Perëndimor të Michigan, për drejtësi. Më pas, arriti të bëhej prokurore në Macomb në Departamentin për Mbrojtjen e Fëmijëve në Shtetet e Bashkuara.

Kur iu propozua të bëhej pjesë e politikës ajo nuk tha jo, sepse Suzanna Shkreli nuk i thotë kurrë jo, një sfide.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.