HW

Edhe një shqiptar i Zvicrës pritet t’i bashkohet kombëtares shqiptare

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Një shqiptar tjetër i lindur në Zvicër, pritet që t’i bashkohet kombëtares shqiptare. Fjala është për mbrojtësin e talentuar të “FC Zuerich”, Berat Xhemshitin. Këtë lajm e ka konfirmuar trajneri i kombëtares shqiptare, Giani De Biasi.

Gjatë konferencës për shtyp një ditë para ndeshjes miqësore me Francën, të cilën ndeshje Shqipëria e fitoi, De Biasi ka deklaruar se nga shtatori kombëtarja shqiptare do të forcohet edhe më shumë më mbrojtësin Berat Xhemshiti.

Kjo deklaratë nuk është pritur edhe aq mirë nga mediat e Zvicrës të cilët ende shpresojnë se 22 vjeçari me prejardhje nga Ternoci i Luginës së Preshevës, do të vishet me fanellën e përfaqësueses zvicerane. “Berati ende nuk ka vendosur”, kanë shkruar ato, përcjell “albinfo.ch”.

KKVITI

Berat Xhemshiti deri më tash ishte pjesë e U21 për kombëtaren Zvicerane, ndërsa edhe më herët kishte luajtur edhe për U19 dhe U 18 të Zvicrës.

Por, duket se Beratit i kanë humbur shpresat që të ftohet për të luajtur në ekipin e parë për kombëtaren zvicerane dhe ai nuk do që të lëshon rastin tjetër për t’iu bashkuar ngjyrave kuq e zi./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.