United Hospital

Edhe një shqiptar angazhohet në policinë amerikane

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Një tjetër polic shqiptaro-amerikan nisi shërbimin në Departamentin Metropolitan të Policisë, në Distriktin e Kolumbias (Metropolitan Police Department of the District of Columbia – MPDC), shkruan gazeta Illyria.

Kevin Veizaj ka pёrfunduar studimet nё Akademinё e Policisё dhe pas diplomimit nisi shёrbimin nё radhёt e policisё nё kryeqytetin amerikan. Sic njofton gazeta, Kevini nuk ёshtё i vetmi oficer policie nga trungu i familjes sё tij. Në fakt, ai vjen nga një familje oficerёsh. Xhaxhai, Helidon Veizaj ka qenë nëndrejtor qarku policie. Pёrvoja dhe trashёgimia janё mё tё hershme; Babai, Gjinal Veizaj, ka qenë oficer policie në repartin special të Briskut dhe ёshtё nga tё parёt oficerё tё policisё sё shtetit që emigruan nga Shqipëria për në Amerikë.

Daja i Kevinit, një ish-kampion i turnout të Dorezave të Arta të Boksit, në Nju Jork (NYC Golden Gloves), i dhuroi, me këtë rast, një palë doreza me autograf, ku i uronte nipit suksese dhe që krahas punës, të mbarojë gradën Master në Georgetoën University.

Uji Dea

Komuniteti shqiptar i ka uruar Kevinit shёrbim tё sukseshёm nё detyrёn e re, nё shёrbim tё qytetarёve amerokanё.
Elton Shametaj, oficer i policisё sё Nju Jork-ut, dhe aktivist i njohur pёr komunitetin shqiptar, ka thënë se ndjehet i gёzuar qё po shtohen radhёt e policёve shqiptarё. Belis Kasafi dhe Agron Kaci, në emër të organizatës së policёve amerikano-shqiptarë po ashtu i kanë uruar sukses Kevinit dhe duke shpresuar se ai do ta çojё mё tej traditёn familjare.

Edhe organizata “American Albanian Law Enforcement Associatione” e ka uruar oficierin e ri, duke i dëshiruar mirёseardhjen nё radhёt e policisё.

“Tani numri i policëve shqiptarë në Amerikë është i ndjeshëm. Komuniteti shqiptar mburret me policёt shqiptaro-amerikanё, tё cilёt kanё krijuar edhe shoqatat e tyre dhe ndjehen pranё komunitetit nga vijnё”, përfundon gazeta, përcjell albinfo.ch.
https://www.albinfo.ch/edhe-nje-shqiptar-angazhohet-ne-policine-amerikane/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.