RCCOLA

Edhe një projekt tjetër po realizohet në Kamenicë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Kamenicë – Jam jashtëzakonisht i lumtur që bashkë me drejtorin për projekte në Ballkan Muhamad Al Najad nga Kuvajti, drejtorin e organizatës “Qëndresa Kosovare” dhe menaxherin Samir Salihun, vumë gurëthemelin e objektit të Gjinekologjisë, Pediatrisë dhe Urgjencës ka shkruar Qëndron Kastrati.

Mobi Casa

“Ky investim tejet i rëndësishëm për mirëqenien e qytetarëve të Kamenicës ka qenë edhe premtim i imi, andaj jam shumë i lumtur që po jetësohet qysh në vitin e dytë të qeverisjes. U jam mirënjohës qytetarëve të Kuvajitit për financimin dhe falënderoj drejtorin dhe menaxherin e organizatës “Qëndresa Kosovare”, për angazhimin e tyre në këtë projekt. Vazhdojmë me punë të mira e me projekte të tjera” ka thënë Kastrati./rajonipress/