United Hospital

Edhe një person i plagosur në Hamburg si pasojë e vrasjës së Sokal B.?

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Vrasja e shqiptarit Sokal B. dhe plagosja e vëllaut të tij të shtunën në Hamburg të Gjermanisë eskalon në konflikt të paparashikueshëm mes dy familjeve të mëdha- njëra me prejardhje shqiptare dhe tjetra turke- Ato luftojnë njëra tjetrën deri në vdekje.

Në vendin e ngjarjës në Hamburg-Wilhelmsburg, ka dalë policia.

Të involvuarit, megjithatë nuk dëshironin të flisnin me organet e rendit

Gjakderdhja mes dy familjeve të hasmuara duket se do thellohet edhe më tepër.

Tash është gjetur në një banesë në Dahlgrünring (Hamburg-Wilhelmsburg) një turk 47 vjeçar me një plagë të shkaktuar me armë të ftohët.

Ömer B. thotë megjithatë, se është lenduar nga një vazo lulesh.

Organet e rendit kanë gjetur në vendin e ngjarjës, jashtë shtëpisë, gjurmë gjaku…tre musafirët e tij (30, 33, 34) nuk dinin ta shtjellonin këtë ndodhi.

ARKATANA

Zëdhënësja e policisë, Ulrike Sweden: Të involvuarit nuk duan të japin hollësira mbi këtë ngjarje“.

Policia ka arresatuar në Dahlgrünring vetëm një polak, i cili po verifikohet dhe ndaj të cilit ekzistonte një fletarrest.

Mbi ngatërresen e dy familjeve të mëdha, supozohet se bëhet fjalë për një grindje të bizneseve të drogës, ai nuk donë t’ia dinë, thuhet në të përditshmën Bild.

Jo më larg se para pesë ditësh, në mbrëmjën e së shtunës, në Hamburg, ka ndodhur gjakderdhja mes dy klaneve. Ku ka mbetur i vdekur shqiptari Sokal B. dhe rëndë i plagosur vëllau i tij Ramadan B.

Ndërkohë që policia ka arrestuar turkun 38 vjeçar Ahmed B., 35 vjeçarin Bilal B dhe 29 vjeçarin Mehmet B. si të dyshuar kryesor të kësaj vrasjeje. Të gjithë të involvuarit po heshtin, thuhet mes tjerash.

Policia njofton se hetimet po vazhdojnë.(Albinfo.ch)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.