Eko Higjiena

Edhe një paralele e mjekësisë në shkollën teknike “Presheva”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ministria e Arsimit ka lejuar hapjen edhe të një paralele në drejtimin e mjekësisë në shkollën teknike “Presheva”

Pas kërkesës së drejtorisë së shkollës së mesme teknike “Presheva” në Preshevë, Ministria e Arsimit e Serbisë ka lejuar që këtë vit të hapet edhe një paralele në drejtimin e mjekësisë.

Sipas drejtorit Telat Arifi interesimi i nxënësve në mjekësi ka qenë shumë i lartë dhe këtë vit do të ketë 37 nxënës.

Kriteri i pranimit ka qenë sipas suksesit, pasi ministria e arsimit anuloi provimin e semimaturës.

FIDANISHTJA

Këtë vit shkolla e mesme teknike “Presheva” nxjerr edhe gjeneratën e parë të drejtimit të mjekësisë. Ndërkaq kjo shkollë tashmë ka bërë edhe sistemimin e nxënësve nëpër drejtimet e përcaktuara.

Drejtori Telat Arifi gjithashtu ka bërë të ditur se gjatë kohës së pushimit në objektin shkollor janë kryer edhe një sërë investimesh, kështu që gjithçka ka qenë gati për fillimin e procesit mësimor.

Në këtë vit kjo shkollë do të ketë 47 paralele në gjuhën shqipe, 4 në gjuhën serbe me gjithsejtë 1218 nxënës.

Për herë të parë drejtimi i mjekësisë në këtë shkollë është lejuar të hapet para tre viteve. /Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.