RCCOLA

Edhe një libër i ri nga Shtëpia Botuese “Beqir Musliu”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – “Mos e lësho sharkinë prej dorës” me përkushtime poetike nga poetë e miq prej anëve të ndryshme të hapësirave shqiptare apo ku jetojnë shqiptarët, nën autorësinë e Sabit Rrustemit, i cili bëri përzgjedhjen, ndërsa vlerësimet artistike i dhanë Izet Abdyli e Arsim Halili, kurse redakturën e bëri, Nexhat Rexha, lekturën, Lumnije Morina e, ballinën Ibrahim Tolaj, që të gjithë, anëtarë të Ars Clubit “Beqir Musliu”.

Libri, i cili vjen si një lutje poetike për jetën dhe shëndetin e rapsodit dhe poetit Agim Gashi, përfshinë krijimet e 36 poetëve, sipas renditjes alfabetike: Abdi Përgjegja (1), Adem Berisha (1), Adem Zaplluzha (2), Albina Idrizi (1), Alfred Susaj (1), Azaleja Gashi (1), Bekim Toçani (1), Demir Krasniqi (1), Drita Krasniqi (1), Gëzim Uruçi (1), Fadil Lepaja (1), Fatos Ashiku (1), Flora Idrizi (1), Hasime Hoti (1), Hyqmet Hasko (1), Jemin Kabashi (1), Jorgo Telo (1), Kujtim Stojku ( 1), Mejreme Gjocaj (1), Mentor Thaqi (1), Musa Jupolli (1), Nehat Jahiu (1), Nexhat Rexha (1), Përparim Hysi (1), Ragip Dragusha (2), Rrahim Sadiku (2), Sabit Rrustemi (2), Sevëme Fetiqi (1), Sylejman Aliu (2), Sylë Muja (2), Shaban Cakolli (1), Shyhrete Ahma (1), Tom Marku (1), Xhelal Luca (1), Viktoria Xhako (1) dhe Vullnet Mato (2).

Eco Higjiena

Libri përkushtues poetik për rapsodin dhe poetin Agim Gashi, shoqërohet dhe me një fjalë hyrëse nga Izet Abdyli, si dhe një pasthënie nga Arsim Halili. Ndërsa në pjesën e pasme të ballinës përfshinë dhe një poezi të vetë Agim Gashit, kushtuar njeriut që dhuroi mëlçinë e cila sot mban gjallë jetën e tij.

Ky libër, është përgatitur dhe botuar nga vullneti i mirë i anëtarëve të Ars Clubit “Beqir Musliu” si dhe shtypshkronjës “Star print” dhe Shtëpisë së Dizajnit “Design House “, që të dyja nga Prishtina./rajonipress/