Uji Dea

Edhe një kosovar pendohet për pjesëmarrje në luftën e ISIS-it

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Prishtinë – Hafiz Ahmeti u është bashkuar katër të akuzuarve të tjerë, të cilët kanë pranuar se kishin qenë pjesë e ISIS-it dhe kishin marrë pjesë në luftën që po zhvillohet në Siri, shkruan sot Koha Ditore.

Ai gjatë shqyrtimit kryesor, që u mbajt të martën në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ka pranuar se kishte qenë pjesë e këtij grupi terrorist.

“E pranoj fajësinë, ashtu siç më ka ngarkuar prokurori, duke qenë i vetëdijshëm për pasojat”, ka thënë Ahmeti.
Prokuroria e ka akuzuar Ahmetin me veprën penale: organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste.

Me të njëjtën vepër penale akuzohen edhe: Naser Avdyli, Ibrahim Reshiti, Albert Berisha, Enis Begolli, Skënder Syla, Hajdin Elezi, Hajrush Lajçi, Muxhahid Brava dhe Samedin Halimi. Ndërkaq Agron Lika akuzohet vetëm për armëmbajtje pa leje.

UBT

Më 1 qershor të këtij viti i akuzuari Hajrush Lajçi kishte pranuar fajësinë për veprën penale organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste, si dhe Samedin Halimi për veprën penale armëmbajtje pa leje.

Ndërsa më 1 korrik të po këtij viti, edhe i akuzuari Skënder Syla e Muxhahid Brava e kishin pranuar fajësinë për veprat penale për të cilat akuzohen

http://koha.net/?id=27&l=79361

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.