FIDANISHTJA

Edhe një konferencë mbi etikën me nxënësit e medresesë “Alaudin” në Gjilan

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në Ambientet e Objektit të Medresesë së mesme“Alaudin” në Gjilan u mbajt edicioni i tretë i Konferencës së Akademisë për Etikë.

Në organizim të këshillit të nxënësve të Medresesë së Mesme “Alaudin në Gjilan u mbajt Konferenca e Akademisë për etikë e para në këtë vit shkollor. Në fillim të Konferencës së sotme të Akademisë për Etikë, Arben Neziri, koordinator i Medresesë “Alaudin” në Gjilan me një përshëndetje të përzemërt iu dëshiroi mirëseardhje, panelistëve, mysafirëve, dhe të gjithë të pranishmëve.

Në konferencën e sotme të Akademisë për Etikë në prani të shumë nxënësve dhe mysafirëve Ligjëratat (përvojat ) e tyre i mbajtën Doktor Qazim Qazimi, ish drejtor i Medresesë “Alaudin” në Prishtinë dhe ish Dekan i Fakultetit të Studimeve Islame, Xhevdet Rusinovci profesor në Universitetin “Iliria” dhe ligjërues në Medresen Alaudin” në Prishtinë, si dhe Blerim Beqiri, nxënës i kësaj Medreseje.

Qazim Qazimi pasi që shpalosi përvojën e tij të punës 42 vjeçare dhe arritjet dhe sakrificat gjatë jetës së tij prej ligjëruesi e udhëheqësi në institucionet arsimore, përmendi edhe vështirësitë gjatë mbajtjes së mësimit në Medrese gjatë kohës së regjimit millosheviqian, pastaj mungesën e teksteve mësimore e shumë vështirësi të tjera sidomos sa ishte drejtor i Medresesë “Alaudin “në Prishtinë.

Në vazhdim Qazimi përmendi edhe ajetin kuranor, i cili në formë pyetëse thotë:”A janë të barabartë( të një llojtë) ata që dinë dhe ata që nuk dijnë”. Asnjëherë nuk janë të njëjtë njerëzit që dijnë me ata që nuk dijnë. Andaj nisur nga ky ajet Ju jeni në një institucion që përgatitë kuadro edhe për shkencë në këtë Botë (dynja) edhe për Ahiret. Të jeni të bindur se mundeni me qenë në kulm të jetës, shkencës, titujve shkencor, por edhe të takvallëkut-devotëshmërisë. Andaj mos iu ndani mësimit, leximit e diturisë, se vetëm në këtë mënyrë arrini qëllimin tuaj, përparimin, titujt shkencor dhe sukseset e dëshiruara.

Profesor Qazimi në përfundim të fjalës së tij potencoi se Medresja ka perspektivë, andaj punoni, mësoni se medresja mundet me ju dërgue në nivelet më të larta shkencore.

UBT

Panelisti i dytë kësaj Konference ishte Xhevdet Rusinovci profesor i gjuhës Angleze në medresen “Alaudin” në Prishtinë. Ai shpalosjen e përvojave të tij prej mësimdhënësi dhe ato i filloi duke i përmendur disa moto-sintagma me të cilat përmes sllajdeve së pari potencoi fjalinë:”Unë mendoj se jam mirënjohës”, Unë mendoj se jam mirënjohës, ma merr mendja se jam mirënjohës, andaj së pari duhet të falënderoj dhe të jemi mirënjohës çdo ditë ndaj Zotit për mundësitë që na i ka dhënë. Në jetë nxënës gjithherë të jeni mirënjohës, falënderohu sepse mirënjohja ndaj atyre me të cilët e ndanë jetën së bashku të ndihmon dhe të bënë të madh. Ne si njerëz nuk jemi krijuar që të jetojmë në vetmi, në fakt ne nuk mund të ekzistojmë të vetëm, prandaj edhe të tjerët janë pjesë e jona. Pikërisht për këtë shijoje momentin me të tjerët, kënaqu me të tjerët, andaj, falënderohu, kënaqu me momentin.

Profesor Xhevdeti në vazhdim përmendi dhe elaboroi edhe disa fjali-sintagma të tjera, të cilat i elaboroi mjaftë mirë e me bindje në rrjedhën e tyre deri te suksesi që arrihet kur mendohet dhe veprohet me bindje e punë të pa ndërprerë.

Duke elaboruar fjalinë “Unë mund t ia dal”, profesor Xhevdeti theksoi se për të arritur një sukses së pari duhet ti duam ushtrimet që i bëjmë, të çfarëdo lloji qofshin ato,pastaj duhet ta duam punën që e bëjmë dhe ti lutemi të madhit Zot; e suksesi assesi nuk do të mungojë. Por assesi nuk duhet marr punën si të kryer nga se suksesi nuk është sukses të mos biesh-rëxohesh kurrë, por, suksesi është atëherë kur rrëzohesh shumë here në proces dhe ngritësh sërish pra ngritja është sukses. “Askush nuk mungon” dhe “Bëje leximin pasion”- ishin fjalitë të cilat në vijim i shtjelloi Xhevdeti dhe atë e arriti me një bindje të plotë tek nxënësit që të mos kalojnë asnjë ditë pa lexuar diç.

Dhe në fund të fjalës së tij Xhevdeti përmendi edhe fjalinë se “Edukimi është arma më e fuqishme për ta ndryshuar botën”,dhe tjetra është buzëqeshja-mo haro të buzëqeshësh- buzëqesh dhe jeto i lumtur.

Ndërkaq panelisti i tretë ishte Blerim Beqiri,nxënës i klasës së 12-të,I cili evokoi përjetimet e tij gjatë ekskursionin disa ditësh në Shqipëri, që e kishin organizuar nxënësit e klasës së 12 –të të Medresës së mesme “Alaudin”.

Edhe kësaj radhe qëllimi i kësaj Konference, sikurse e Konferencave të mëparme ishte që nxënësit të njihen me shembuj të njerëzve të suksesshëm, që të motivohen nga suksesi i tyre. E tërë kjo është e rëndësishme që hapat e parë t`i fillojmë në vende të mirëfillta, e vendet e mirëfillta janë pikërisht ato, që rrisin vullnetin dhe shtytjen për të ecur përpara, për të luftuar me peripecitë e sfidat që jeta na sjell çdo ditë. Konferenca e Akademisë për Etikë është tradicionale dhe mbahet për çdo muaj. /islam osmani/rajonipress/