Fundamenti

Edhe një klub italian futet në garë për Rashicën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Pas Milanit e Napolit, “Biancocelesti” bëhen ekipi i tretë italian që hyn në garë për futbollistin kosovar.

Milot Rashica ka nisur të bëhet objektiv i shumë klubeve evropiane. Futbollisti kosovar do të largohet nga Werder Bremeni gjatë verës pasi klubi gjerman ra në ligën e dytë. Dhe, interesim për përfaqësuesin kosovar kanë shfaqur klubet gjermane, angleze dhe ato italiane. E në garë për futbollistin ofanziv së fundmi është futur edhe Lazio.

Mediat italiane shkruajnë se klubi italian synon ta sjellë në stadiumin “Olimpico” edhe një kosovar, pas Vedat Muriqit. Drejtori sportiv, Igli Tare është duke punuar në këtë drejtim dhe mund ta ketë më të lehtë pasi është bashkëkombës me Rashicën. Sulmuesin e krahut, Lazio mund ta bëjë të vetin për 10 deri në 12 milionë euro, shkruan Gazeta Express.

Mobi Casa

BREMEN, GERMANY – APRIL 24: Milot Rashica of Werder Bremen and Joshua Kimmich of Bayern Munich battle for possession during the DFB Cup semi final match between Werder Bremen and FC Bayern Muenchen at Weserstadion on April 24, 2019 in Bremen, Germany. (Photo by Stuart Franklin/Bongarts/Getty Images)
Por, “Biancocelesti” kanë konkurrencë të fortë për ish-futbollistin e Vushtrrisë dhe Vitesses. Në Itali, Rashicën e pëlqejnë edhe Milani e Napoli. Kurse, në Gjermani e ndjekin qe një kohë, Leipzigu, Bayer Leverkuseni, Bayern Munichu, Borussia Dortmundi, Wolfsburgu dhe Eintracht Frankfurti.

Kurse, në Angli e do më së shumti Aston Villa, por nuk mbeten prapa as West Hami dhe Southamptoni. Si alternativë të Rashicës, Lazio e ka Xherdan Shaqirin, i cili megjithatë kushton më shtrenjtë. Rashica i ka realizuar tre gola dhe i ka dhuruar pesë asistime në 26 ndeshjet e sezonit të fundit me ekipin gjelbër e bardhë. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.